Bota

Humbi jetën në ditën e Krishlindjes kampioni italian i notit, aksidenti që i mori jetën 16-vjeçarit

26 Dhjetor 2019, 07:07 Nga DOSJA
Humbi jetën në ditën e Krishlindjes kampioni italian i notit,

Itali- Dje në ditën e Krishtlindjes humbi jetën në një aksident Dario D’Alessandro, italiani  16-vjeçar, i cili ishte shpallur kampion noti.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Capezzano Pianore, në provincën e Lucca, rreth orës 2.30 të mëngjesit të djeshëm. Djaloshi, që sapo kishte mbushur 16 vjec, po kthehej me makinë nga një mbrëmje e kaluar me miqtë në Pietrasanta.

Nuk dihen ende rrethanat e sakta të aksidentit, por sipas informacioneve paraprake makina me të cilën udhëtonte 16-vjeçari, u përplas me një mjet tjetër dhe më pas me një mur.

16-vjeçari në prill kishte fituar pesë tituj kombëtar, në kampionatet e notit, duke përfaqësuar më pas edhe Kombëtaren  e të rinjve italianë në botëror, të zhvilluar në Sharm el Sheikh, verën që shkoi

Burimi: gazetta.it

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota dario d’alessandro dario d’alessandro

Sondazh

Poll

Bota 25 Dhjetor 2019, 11:34

Kosovë- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Epoka e re” ka deklaruar se i vjen keq për shqiptarët,që ai dhe kryeministri Edi Rama bë...