Bota

25 Dhjetor 2019, 11:34 Nga DOSJA

Kosovë- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë për “Epoka e re” ka deklaruar se i vjen keq për shqiptarët,që ai dhe kryeministri Edi Rama bëjnë polemika në distancë. Kjo deklaratë vjen edhe pa debatit për “Mini-Shengenin Ballkanik”. Haradinaj u kërkon falje shqiptarëve për debatet e fundit dhe thekson se ai është kundër ndarjes së Kosovës.

“Krejt shqiptarët, pavarësisht feve, krahinave, partive politike, jemi vëllezër e motra. Ne jemi një. Por, për interesa nacionale nuk kam qare pa u pozicionuar. Dhe kur pozicionohem nuk e bëj për inat të njërit apo për hatër të njërit, sepse për interes nacional janë vrarë Shkëlzeni, Luani dhe familja ime i ka kaluar ato që i ka përjetuar. Kur kam dalë kundër ndarjes dhe kundër asaj se ‘Trepça’ t’i mbetet Serbisë nuk mërzitem se kush hidhërohet. Aty është burimi i ndasive që kemi. U kërkojmë falje të gjithë shqiptarëve që i mërzisim tash me këtë gjuhë që përdoret”, ka thënë Haradinaj.

Po kështu Haradinaj ka kritikuar qeverinë e Shqipërisë që i ka sjellë pengesa dy ekonomive në momentin që Kosova ka vendosur taksën prej 100 përqindësh për produktet serbe.

 “Me dhimben shqiptarët e Shqipërisë, vëllezërit e motrat e jugut, sepse ne kur i kemi vendosur taksë Serbisë është dashur që Shqipëria ta fitojë tregun në Kosovë. Kur Kosova iu heq si treg Serbisë, në vend se Shqipëria ta marrë këtë treg, shqiptarët mes vete kanë vendosur taksë në rrugë, e cila është 42 euro për kamion e 5 euro për makinë. Pra, ne kemi vendosur bllokadë që mos me u lidh këto ekonomi”, ka thënë Haradinaj.

Një nga përplasjet e fundit me kryeministrin e Edi Rama, Haradinaj e ka pasur për “Mini-Shengenin Ballkanik”, pasi Kosova nuk mori pjesë.

Disa ditë më parë u zhvillua në Tiranë takimi i tretë i Mini-ShengenitPërveç Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë ka marrë pjesë dhe Mali i Zi. Liderët pjesëmarrën në konferencë ftuan sërish Kosovën të marrë pjesë. Rama u tregua i ashpër dhe tha se Kosova është përjashtuar vetë. Haradinaj iu kundërpërgjigj me ironi nga Kosova, ku theksoi se me rëndësi është rruga europiane e Kosovës. Nuk munguan as protestat kundër Vuçiç.

Nuk mungoi edhe një reagim i Presidentit Ilir Meta, i cili u shpreh se me “Mini Shengenin Ballkanik” po provokohen debate të panevojshme. Sipas tij Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale e institucionet ndërkombëtare. Kundër ka dalë edhe kreu i PD-së Lulzim Basha.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni mini shengen ballkanik ramush haradinaj mini shengen ballkanik ramush haradinaj

Sondazh

Poll