Politike

21 janar 2011/ Pajisja misterioze që iu dorëzua Berishës, ja pse foli për “çadrat pistoletë” dhe kujt ia dorëzoi

Ai tha se pati 4 viktima për të cilat kërkoi një hetim të plotë, sikundër kërkoi prokurorë ndërkombëtarë për hetimin, por që u refuzuan nga Edi Rama dhe Ina Rama.

15 Nëntor 2024, 22:16 Nga N.F
21 janar 2011/ Pajisja misterioze që iu dorëzua Berishës, ja pse
Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se kurrë nuk ka dhënë një urdhër që më 21 janar 2011 të qëlluar me fishekë ushtarakë. Berisha në emisionin “Log.” në News24 të gazetarit Endri Xhafo tha se  Garda kishte një ligj në fuqi, të miratuar nga Qeveria socialiste që përcaktoheshin kushtet se kur hapej zjarr.“Jam i bindur se nuk ka dhënë kurrë njeri urdhër, të paktën duke u bazuar edhe në dëshminë e komandantit të grupit të zjarrit, që është një nga socialistët më të verbër sot. Garda kishte një ligj në fuqi, të miratuar nga Qeveria socialiste që përcaktoheshin kushtet se kur hapej zjarr”, tha Berisha.

Ai tha se pati 4 viktima për të cilat kërkoi një hetim të plotë, sikundër kërkoi prokurorë ndërkombëtarë për hetimin, por që u refuzuan nga Edi Rama dhe Ina Rama.

“Kam insistuar për hetim dhe prokurorë ndërkombëtarë dhe për këtë ka dokumente. Le të hetohet 100 herë dhe 1 mijë herë, organizator kryesor del Edi Rama në çdo lloj varianti”, tha Berisha.

Lidhur me deklaratat e bëra në atë kohë se vrasjet ishin bërë nga “çadrat pistoletë”, Berisha u shpreh se në mënyrë absolute deklarata e tij për vrasjet e kryera nga afër kanë ardhur pas deklaratës së mjekut të spitalit ushtarak dhe ai e ka pohuar.

"E ka pohuar edhe para dy muajsh, ka deklaruar ashtu e vlerësova dhe ka pohuar se nuk ma ka kërkuar asnjënjeri ta bëja këtë deklaratë”.

“Përsa i takon çadrave pistoletë, kam deklaruar gjithçka dija, për të ndihmuar hetimin. Dikush më solli një telefon ose regjistrator, dhe aty mu tha se në shtabin e krimit që ndodhej karshi godinës së Kryeministrisë, u diskutuan të gjitha këto: nga çadrat pistoletë të sjella nga Bullgaria te hunjtë. Të gjitha këto ia kam dorëzuar prokurorisë”, tha Berisha.

Ai u shpreh se këtë aparat ia ka dorëzuar organeve ligjzbatuese, madje edhe ekspertë të huaj, janë në dijeni.

berisha 21 janari

Sondazh

Poll