Politike

Berisha pranon se humbi gjyqin me Blinken: Gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se unë nuk jam qytetar i vendeve të BE-së

Ai shtoi se sipas avokatit këto pretendime ishin relative, sepse shpifja dënohet. Sipas Berishës imuniteti nuk është për shpifje dhe se shpifja nuk i jep imunitet zyrtarëve.

15 Nëntor 2024, 21:54 Nga N.F
Berisha pranon se humbi gjyqin me Blinken: Gjykatësit vlerësuan se
Berisha

TIRANË- Kreu demokrat, Sali Berisha ka pranuar se ka humbur gjyqin e hapur në një Gjykatë në Paris kundër Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Berisha në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafo në News24, tha se gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se ai nuk është qytetar i vendeve të BE-së.

Ai shtoi se sipas avokatit këto pretendime ishin relative, sepse shpifja dënohet. Sipas Berishës imuniteti nuk është për shpifje dhe se shpifja nuk i jep imunitet zyrtarëve.

“Të jem i sinqertë padia ime ishte një padi për dinjitetin e Sali Berishës dhe dinjitetin e shqiptarit. Nuk ishte një padi që Gjykata do të merrte këtë apo atë vendim.

Por ishte në dinjitetin tim që t’i kërkoja zotërisë që të paraqiste dokumente mbi akuzat. Çështja shkoi në gjyq, por gjykatësit vlerësuan se Sekretari i Shtetit ka imunitet dhe se unë nuk jam qytetar i vendeve të BE-së.

Sipas avokatit tim, këto pretendime ishin relative, sepse shpifja dënohet edhe aty ku del. Imuniteti nuk është për shpifje, shpifja nuk i jep imunitet zyrtarëve”, tha Berisha.

berisha blinken

Sondazh

Poll