Politike

PD prezanton drejtuesin politik në Kavajë/ Noka: Shqipëria ndodhet në një situatë aspak të qetë! Fisnik Qosja: Bashkë do të ngrejmë flamurin e fitores

 Noka tha se Kavaja e ka përcaktuar vetë drejtuesin e saj, pasi qytetarët e kanë zgjedhur me votë atë, ndërsa Berisha dhe PD, vetëm sa ka zyrtarizuar vullnetin e tyre.

15 Nëntor 2024, 18:20 Nga r.ll
PD prezanton drejtuesin politik në Kavajë/ Noka: Shqipëria
pamje nga prezantimi ne kavaje

KAVAJË- Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka prezantuar pasditen e sotme drejtuesin e ri politik për Rrogozhinën dhe Kavajës, Fisnik Qosja.  Noka tha se Kavaja e ka përcaktuar vetë drejtuesin e saj, pasi qytetarët e kanë zgjedhur me votë atë, ndërsa Berisha dhe PD, vetëm sa ka zyrtarizuar vullnetin e tyre. Më tej ai u shpreh se , si në aspektin ekonomik ashtu dhe në atë politik.

"Berisha më porositi t’ju përcjell konsideratën më të madhe pë ju, që nuk e ndan dot nga zemra e tij. Jeni ju që i keni dhënë besim Berishës e PD, e mirënjohja e tij është e madhe. Jemi sot në këtë aktivitet për të prezantuar drejtuesin politik të Kavajës e Rrogozhinës. Kavaja e ka përcaktuar vetë drejtuesin e saj, sepse e keni zgjedhur me votën tuaj. Berisha e PD kanë përkthyer vullnetin tuaj për ta konfirmuar si drejtues politik, djalin tuaj, Fisnikun që edhe emrin e  ka ashtu siç është vetë.

Jemi në moment kur situata është bërë e vështirë, si në aspektin ekonomik edhe politik. Kemi një regjim që për asnjë moment s’mendon për qytetarët, që s’ka qeverisur asnjë moment shqiptarët. Por kemi një regjim që e ka shpopullur këtë vend, që propjekton pushtet përmes dhunës, vjedhjes e blerjes. Situata është e rëndë, sot vendi po zien, Qytetarët po zgjohen dhe është detyra jonë të ecim e t’i prijmë këtij zgjimi qytetar e të kobntribuojmë për të.

Moment të rëndësishëm edhe politik për ne, pak ditë nga fitorja e Republikanëve dhe e presidentit Trump në SHBA. Fitore që percjell mesazh shprese kudo në botë, shënon fundin e Soror si armiku më i madh i PD shqiptare dhe Shqipërisë. Strategu që hartoi shpupullimin dhe sulmin e rrënimit të opozitës dhe të keqes që ka pllakosur vendin. Jemi me një Ramë të gjunjëzuar dhe më të dobesuar, që vuri deep state në funksion të PD, sot politikisht nuk ekziston.", u shpreh Noka. 

Pas prezantimit ka mbajtur fjalën e tij edhe drejtuesi politik i Rrogozhinës dhe Kavajës, Fisnik Qosja ku tha se kjo qeveri, që po gllabëron dhe po i hyn në hak këtij vendi, do të largohet. Qosja u shpreh se qytetarët e Kavajës e nuk e kanë zhgënjyer PD e duan qytetin e tyre. 

"Më është besuar ky pozicion, në fakt un nuk i jam shmangur asnjëherë përgjegjësive, i kam mirëpritur dhe i kam bërë më së miri, aty ku kam qën pjes i përgjegjësive kam qënë fitues. E kam mirëpritur ftesën që Prof.dok. Sali Berisha dhe Kryesia e PD mka bër si drejtues politik dhe do vazhdoj angazhimin tim maksimal cdo ditë, që Kavaja të jetë e para dhe këtë herë.

Unë i garantoj sot drejtuesit e PD, se Kavaja do të ngrejë flamurin e fitores dhe meritës që ky vend duhet të shkoj. Kemi 1 vit e pak në qeverisje lokale dhe besoj kemi bërë gjëra shumë të mira. E kam thën që kur kam hyrë në fillim në Bashki e kam gjetur në gjëndje mizerabël, sot qytetarët kanë mbi 20 projekte për lagjet, rrugët, stadiumet, tregun, pallatin e kulturës, rrugën e muzeut e me radhë. Kemi disa projekte që gjithsecili qytetarë dhe demokrat do ta bëjë krenarë, sepse unë në krye të bashkisë kam ardhur me mbështetjen e qyterëve.

Qeveria po gllabëron dhe po i hyn në hak këtij vendi dhe qeveria duhet të largohen një orë e më parë nga ky vend. Këtu biem dakort me të gjithë grupet e interesave. Unë si drejtues politik, shoh këtu në sallë njerëz që kanë dhënë kontribut për PD më shumë se unë dhe e njohin fushtaën dhe votën . gjithsecili prej nesh këtë kontribut të ftojmë cdo qytetarë cdo mik, të trokasim ne dyert e tyre sepse 2025 është viti i PD. 2025 është viti i ndryshimeve, unë jam në ballë të luftës padiskutim unë do të vritem i pari dhe të gjithë të tjerët janë mbrapa. Ne duhet të fitojmë, kur themi ne në Kavajë që do të fitojmë padiskurtim që fitorja bëhet realitet. Kavajsit nuk e kanë zhgënjyer PD dhe popullin që e duan kaq shumë qytetin e tyre." u shpreh Qosja.

fisnik qosja pd kavaje flamur noka

Sondazh

Poll