Art&Argëtim

VIDEO/ Ishte ftuar për të folur për librin e saj, këngëtarja Elsa Lila nervozohet gjatë emisionit dhe largohet: Ka kaluar koha, mos i përdorni më këto foto!

Por gjatë emisionit këngëtarja pati një pakënaqësi në lidhje me emisionin i cili tregonte në sfond pamje nga arrestimi i saj. Ajo menjëherë reagoi duke i kërkuar moderatorit që pamjet të mos përdoreshin më ndërsa u duk mjaft qartë që ajo ishte e nervozuar nga ato foto.

15 Nëntor 2024, 19:30 Nga N.F

VIDEO/ Ishte ftuar për të folur për librin e saj,

Elsa Lila

TIRANË- Këngëtarja Elsa Lila së fundmi përveç muzikës ka vendosur të jetë pranë publikut edhe përmes shkrimit. Ajo ka botuar librin e saj me titull “Mirë se erdhe në Rebibbia”. Ajo ishte e ftuar këtë të premte që përkon me ditën e tretë të panairit në emisionin “People” në Euronews Albania.

Këngëtarja u shpreh se shkrimi i këtij libri erdhi si nevojë e brendshme e ngjarjeve të jetës së saj në vitin 2022 kur ajo u burgos. Por gjatë emisionit këngëtarja pati një pakënaqësi në lidhje me emisionin i cili tregonte në sfond pamje nga arrestimi i saj. Ajo menjëherë reagoi duke i kërkuar moderatorit që pamjet të mos përdoreshin më ndërsa u duk mjaft qartë që ajo ishte e nervozuar nga ato foto.

"Mund t'i hiqni këto, t'i mbuloni këto pamje me diçka tjetër, sepse besoj se ka kaluar kohë deri kur për të mos i përdorni më këto. Faleminderit se ndryshe edhe mund të largohem që këtu drejtpërsëdrejti, pa problem," tha ajo.

Lila gjithashtu kërkoi që kamera të fokusohej tek ajo dhe të thoshte ca fjalë për publikun por kjo nuk u lejua nga moderatori. Kjo më pas solli që këngëtarja të mos vijonte intervistën dhe të largohej.

@euronews.al Elsa Lila braktis intervistën në Euronews! Tensionohet papritur dhe ikën…#euronewsalbania #fyp #viraltiktok ♬ original sound - euronews_al

elsa lila

Sondazh

Poll