Art&Argëtim

E veshur kokë e këmbë me 'Versace', Taylor Swift nuk mahnit vetëm fasat! Donatella: Je shumë e mrekullueshme!

Swift zgjodhi një kostum të kuq të mrekullueshëm, nga koleksioni i fundit i Versace. Veshja përfshinte një xhaketë sportive prej 3,350 dollarësh, të kombinuara me një fund të shkurtër 1,695 dollarësh, një kombinim i viteve '90. Ajo e kompletoi look-un me aksesorët ikonë të shtëpisë së modës, duke përfshirë çizmet Medusa deri tek gjunjët me vlerë 1,990 dollarë dhe një bluzë-korse Medusa me çmim 2,190 dollarë, duke sjellë modën e lartë direkt në NFL.

13 Nëntor 2024, 10:12 Nga ZH.LL
E veshur kokë e këmbë me 'Versace', Taylor Swift nuk
Taylor Swift me Versace

SHBA- Taylor Swift mund të jetë e njohur për muzikën e saj duke thyer rekorde herë pas herë, por këtë herë ajo ka tërhequr vëmendjen edhe me stilin e saj. Në ndeshjen e Kansas City Chiefs të së dielës kundër Denver Broncos, Swift mbërriti në Arrowhead Stadium me një veshje të guximshme Versace nga koka te këmbët për të mbështetur të dashurin e saj, Travis Kelce.

Swift zgjodhi një kostum të kuq të mrekullueshëm, nga koleksioni i fundit i Versace. Veshja përfshinte një xhaketë sportive prej 3,350 dollarësh, të kombinuara me një fund të shkurtër 1,695 dollarësh, një kombinim i viteve '90. Ajo e kompletoi look-un me aksesorët ikonë të shtëpisë së modës, duke përfshirë çizmet Medusa deri tek gjunjët me vlerë 1,990 dollarë dhe një bluzë-korse Medusa me çmim 2,190 dollarë, duke sjellë modën e lartë direkt në NFL.

Pamja e Swift-it jo vetëm që mahniti fansat në tribuna, ajo gjithashtu fitoi vlerësime të larta dhe mori komplimenta nga vetë Donatella Versace. 

Pas lojës, Donatella Versace, drejtoresha artistike e markës Versace, shkoi në Instagram për të ndarë admirimin e saj për pamjen e Swift.

"A mund të më fajësoni mua që e dua futbollin tani? @taylorswift je shumë e mrekullueshme në Versace!!", ka shkruar ajo krahas fotove të Swift-it duke hyrë në stadium.

taylor swift versace donatella versace nfl

Sondazh

Poll