15 Nëntor 2024, 14:16
Nga M.B
Jurgis Çyrbja
TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë sot në pyetje ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja, i cili po hetohet pasi akuzohet për shitje të sekretit shtetëror, dekonspirim të operacioneve të Policisë së Durrësit dhe bashkëpunim me persona të grupeve kriminale për t'i siguruar vota në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare 2021. Çyrbja u mor në pyetje nga prokurori Adnan Xholi në prani të avokatit prej orës 12:00-14:00. Ai ka mohuar të ketë përdorur aplikacionin Sky Ecc.
"Nuk kam patur kurrë aplikacion Sky Ecc dhe nuk jam unë ai që komunikoj me ata njerëz. Unë nuk kam përkrahur asnjë person në kërkim, as nuk kam strehuar", mësohet të ketë deklaruar Çyrbja.
Nga ana tjetër Ahmet Masha është pyetur nga prokurori i çështjes në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc, ku ai ka pretenduar gjithashtu se dhe ai nuk ka qenë përdorues. Mashës po ashtu iu bënë një sërë pyetjesh lidhur me akuzën e ngritur tregim i sekretit shtetëror. Avokati i tij është shprehur se mungon ekstrakti se kujt i është përcjellë informacioni në rast se klienti i tij e ka kryer këtë vepër.
Jurgis Çyrbja u arrestua më 21 tetor, ndërsa ndaj tij rëndojnë 3 akuza, konkretisht: “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, kryer më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer më tepër se një herë si dhe për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Çyrbja akuzohet se informonte Altin Hajrin dhe persona të tjerë që kërkohen nga autoritetet shqiptare, në rast se do kishte operacione policore për kapjen e tyre në qytetin e Durrësit. Në kompensim të ketij favori, Çybrja kërkonte vota për kandidimin e tij në qarkun e Durrësit në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.
Për të njejtën çështje, me urdhër të SPAK u arrestua edhe Ahmet Masha, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Hajri, i cili po gjykohet në GJKKO për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
jurgis çyrbja
Politike
15 Nëntor 2024, 13:58
M.B
Foto nga Komisioni
TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka zhvilluar sot...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:58
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreyopozitari Sali Berisha foli për takimet që do të zhvillojnë drejtuesit e PD-së me diasporën p&e...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:54
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët ka komentuar edhe ekzekutimin e gjob...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:41
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka komentuar për mundësinë që kryeministri Rama mund të kërkoj&e...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:41
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se me ardhjen në pushtet të PD-së, në një nd...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:41
r.ll
asllan dogjani
TIRANË- Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani ka folur për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Dogjani tha s...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:33
r.ll
eduart reci
TIRANË- Në konferencën e tij me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me vrasjen q...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:31
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se këshilltarë bashkiakë që kanë votuar pë...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:18
ZH.LL
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët ka drejtuar sërish akuza...
Politike
15 Nëntor 2024, 13:23
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e sotme me gazetarët, u shpreh se një nga sh...