Pas rreth 4 orësh dëshmi, Plarent Ndreca del nga ambientet e SPAK: Do të shprehem në momentin e duhur
plarent ndreca TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rre...
Celibashi u shpreh se tha se 9.4 miliardë lekë në total është shifra që përfshin programin buxhetor të zgjedhjeve për vitin 2025.
TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi gjatë fjalës së tij në seancën dëgjimore në Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka kërkuar fonde nga buxheti për vitin 2025. Celibashi u shpreh se tha se 9.4 miliardë lekë në total është shifra që përfshin programin buxhetor të zgjedhjeve për vitin 2025. Ai shtoi se ky buxhet do të rishihet. Ai theksoi se nevojat për buxhet dhe kërkesat për buxhet përfshijnë si aspektin e funksionimit të institucionit të KQZ për 2025, ashtu edhe për zgjedhjet e vitit 2025.
“Jemi tërhequr nga kjo kërkesë për këtë sasi buxheti. Kjo shifër përfshinte zhvillimin e zgjedhjeve dhe votimin elektronik në 5 qarqe, por për kohën e mbetur kjo është e pamundur. Në kërkesën e re, krahas elementëve të tjerë që lidhen me përgatitjen e zgjedhjeve, kemi parashikuar që të zhvillohet votimi elektronik vetëm në qarkun e Tiranës," tha ai.
Sipas Celibashit, kostoja e përllogaritur për votimin dhe numërimin elektronik në qarkun e Tiranës është 1.7 miliardë lekë. Ai shtoi se ka pasur komunikim formal me partitë politike për këtë çështje dhe se janë duke punuar dhe shumë shpejt do të kenë një komunikim tjetër, joformal.
“Nuk e kemi dakordësinë e të gjitha palëve. Ka një dakordësi nga njëra anë e politikës për zhvillimin e votimit elektronik në Tiranë dhe mungesë dakordësie nga pala tjetër. Gjithsesi, si institucion, kjo nuk duhet të na ndalojë. Jemi duke punuar dhe shumë shpejt do të kemi një komunikim tjetër, joformal”, tha Celibashi.
Lidhur me shtesat buxhetore për funksionimin e KQZ-së, Celibashi theksoi se shifra prej 9.4 miliardë lekësh është ulur, pasi janë hequr vlerat e votimit elektronik. Gjithashtu, ai përmendi një shtesë prej 137 milionë lekësh në zërin e investimeve.
plarent ndreca TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Plarent Ndreca ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rre...
albana vokshi TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, njëkohësisht kryetare e Komisionit Hetimor për Koncesionet...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian tha se po ndjek me kujdes zhvillimet në veri të Kosovës të lidhura me funksionimin e shë...
Foto ilustruese BRUKSEL- Në Bashkimin Evropian vazhdojnë të thonë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës, të vendosura në...
Jurgis Çyrbja TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka marrë sot në pyetje ish-deputetin e Partisë Socialiste, Jurg...
Foto nga Komisioni TIRANA- Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka zhvilluar sot...
Sali Berisha TIRANË- Kreyopozitari Sali Berisha foli për takimet që do të zhvillojnë drejtuesit e PD-së me diasporën p&e...
sali berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën me gazetarët ka komentuar edhe ekzekutimin e gjob...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i opozitës, Sali Berisha ka komentuar për mundësinë që kryeministri Rama mund të kërkoj&e...
Sali Berisha TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se me ardhjen në pushtet të PD-së, në një nd...