Sport

Tifozët anglezë dhunohen nga policia greke në Athinë, Federata Angleze hap një hetim...

Federata Angleze ka bërë të ditur synimin e saj për të kryer një hetim pas ndërhyrjes së policisë në mbrëmjen e së enjtes në Athinë ndaj tifozëve të “Tre Luanëve”, në periferi të fitores së Anglisë ndaj Greqisë (3-0) në Nations League.

15 Nëntor 2024, 15:40 Nga DOSJA
Tifozët anglezë dhunohen nga policia greke në  Athinë,

ANGLI - Federata Angleze bëri me dije këtë të premte se do të kryejë një hetim pas ndërhyrjes fizike së policies greke në Athinë ndaj tifozëve anglezë, pas fitores së “Tre Luanëve” ndaj Greqisë (3-0) në Nations League.

Sipas mediave angleze, policia greke përdori gaz lotsjellës dhe mburoja kundër trazirave para ndeshjes për të mbajtur 3.500 tifozët britanikë që kishin bërë udhëtimin, përpara hyrjes së tyre në stadiumin olimpik të Athinës.

“Ne jemi të vetëdijshëm se disa nga tifozët tanë kanë pasur një përvojë të vështirë jashtë stadiumit dhe ne po punojmë për të marrë më shumë informacion se çfarë ka ndodhur saktësisht,”- tha një zëdhënës i FA.

Në rrjetet sociale, “Tre Luanët”, grupi zyrtar i tifozëve anglezë, ftoi mbështetësit që ishin viktima të zellit të forcave greke të sigurisë, që të “dërgojnë dëshmitë e tyre në lidhje me situatën jashtë stadiumit olimpik të Athinës. (...)

Në një natë ku arritëm një rezultat të shkëlqyer në fushë, është e qartë se duhet bërë shumë më tepër për t'u siguruar që tifozët tanë të mos gjenden në situata të rrezikshme dhe të pajustifikueshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll