Sport

Komisioni i Garave në FSHF, përcakton datat e Superiores deri në fund të vitit...

Do të nisë edhe faza e tretë e kampionatit, pasi ndeshjet e javës së 19-të dhe e fundit për këtë vit, do të luhet të shtunën dhe të dielën, më 21 dhe 22 dhjetor.

15 Nëntor 2024, 13:50 Nga DOSJA

Komisioni i Garave në FSHF, përcakton datat e Superiores deri në

TIRANE - Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e kampionatit “Abissnet Superiore”, nga java e 14-të deri në javën e 19-të.

Kampionati do të rikthehet menjëherë, duke filluar me të shtunën e parë, pas pauzës nga ndeshjet e ekipeve Kombëtare në Nations League, ndërkohë që Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar datat deri në fund të vitit.

Java e 14-të do të luhet në fundjavë më 23 dhe 24 nëntor, ndërsa java e 15-të është e ndarë në tre ditë dhe mbyllet të dielën e 1 dhjetorit me derbin e kryeqytetit, Tirana - Partizani.

Java e 16-të do të luhet në mesjavën e 4 -5 dhjetorit, ndërsa java e 17-të do të zhvillohet të dielën dhe të hënën.

Faza e dytë e kampionatit Abissnet Superiore do të ulë siparin me ndeshjet e javës së 18-të, të cilat do të luhen më 14 dhe 15 dhjetor.

Gjithashtu, do të nisë faza e tretë e kampionatit, pasi java e 19-të dhe e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën dhe të dielën më 21 dhe 22 dhjetor. Njihuni me kalendarin e ndeshjeve:

Komisioni i Garave në FSHF, përcakton datat e Superiores deri në

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll