Sport

Brazili pritet të kurorëzojë “Mbretin” e ri… 18-vjeçarin Messinhos, 20 gola në kampionat

Ai është lojtari i parë nën 18 vjeç, që kontribuon në 20 gola (12 gola dhe 8 asiste) në një edicion të Brasileirao. Neymar ishte i pari që e uroi.

15 Nëntor 2024, 11:30 Nga DOSJA

Brazili pritet të kurorëzojë “Mbretin” e ri…

BRAZIL - Vendi i sambas po përgatitet të kurorëzojë “Mbretin” e tij të ri: të gjithë e prisnin Endrickun, por vështirësitë që ka hasur talenti te Real Madrid po i hapin rrugën një tjetër lojtari nga shkolla e Palmeiras.

Thirrja e parë në kombëtare mbërriti në shtator, fenomeni i ri quhet Estêvão Willian Almeida de Oliveira Gonçalves, i cili arriti ta bëjë Endrick që ta harrojnë në vetëm pak muaj dhe tashmë ai është gati të marrë përsipër fatet e Seleçaos.

Edhe në raundin e fundit ai ishte vendimtar: Messinho, siç u mbiquajtur sepse e adhuron “Pleshtin” argjentinas, shënoi një gol kundër Gremios dhe vendosi një rekord të ri: ai është lojtari i parë nën 18 vjeç, që kontribuon në 20 gola (12 gola dhe 8 asiste) në një edicion të Brasileirao.

Disa javë më parë ai e kaloi Neymarin për parakohshmërinë: në mesin e brazilianëve U-17, askush nuk kishte shënuar 10 gola dhe 8 asistime në 24 ndeshje (ish-lojtari i Barcelonës ishte ndalur në 10 gola dhe 6 asistime në 33 ndeshje).

Numrat, sigurisht që janë një ogur i mirë në funksion të lëvizjes së tij të ardhshme në Evropë, ku do të veshë fanelën e Chelseat.

Vetë Neymar ishte i pari që e uroi: "Urime për rekordin. Shpresoj që të vazhdoni të shkëlqeni dhe t'i bëni të gjithë të dashurohen me futbollin tuaj." Disa ditë më parë ai tha: "Estevao është talenti më i madh në zhvillim në Brazil. Ai do të jetë një gjeni".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll