Bota

U mbytën motër e vëlla në lumin e Francës/ Haradinaj e Pacolli ngushëllojnë familjarët: Ngjarje tragjike!

25 Dhjetor 2019, 10:55 Nga DOSJA
U mbytën motër e vëlla në lumin e Francës/ Haradinaj e

Kosovë- Dy fëmijë nga Kosova, motër dhe vëlla kanë humbur jetën, pasi kanë rënë në një lumë në komunën Montbrison, të Francës. Pranë tyre ka qenë edhe nëna e tyre, por ajo nuk ka mundur t’i shpëtojë.

Për këtë ngjarje tragjike ka reaguar edhe Ramush Haradinajt, i cili u ka shprehur ngushëllimet familjarëve. “Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, ka shkruar ai.

Edhe ministri në detyrë i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shprehur dhimbjen për këtë rast.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, ka shkruar ai.

Sipas mediave franceze ka qenë ë vëllai i pari që ka rënë në lumë dhe më pas edhe motra e tij. Kjo e fundit është përpjekur për të ndihmuar të vëllain që po mbytej, rryma e ujit i ka marrë të dy. Fëmijët janë gjetur të mbytur në ujë nga nëna e tij, e cila nuk mundi t’i shpëtonte edhe pse ishte afër tyre. Ata janë përkatësisht të moshave 5 dhe 2 vjeç.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni mbyten në lumin e francës dy fëmijët shqiptarë ramush haradinaj mbyten në lumin e francës dy fëmijët shqiptarë ramush haradinaj

Sondazh

Poll