Sport

U infektua me malarie gjatë stërvitjeve me Senegalin: Dia shtrohet në spital në Dakar

Këtë e ka bërë të ditur Federata Senegaleze e Futbollit përmes një komunikate

15 Nëntor 2024, 09:30 Nga DOSJA

U infektua me malarie gjatë stërvitjeve me Senegalin: Dia shtrohet

SENEGAL - Një lajm tronditës vjen nga Senegali për Lazion: Boulaye Dia është prekur nga malaria. Vetë Federata Senegaleze e Futbollit e bëri të ditur këtë:

“FSF informon publikun se lojtarët Boulaye Dia dhe Lamine Camara do të jenë jashtë për ndeshjen midis Burkina Fasos dhe Senegalit, të enjten më 14 nëntor 2024. 

Boulaye Dia pati një atak të malaries ditën e nisja për në Bamako, kjo është arsyeja pse ai qëndroi në Dakar për të vazhduar trajtimin, ndërkohë që mjekët e kombëtares po monitorojnë nga afër ecurinë shëndetësore të të dy lojtarëve”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll