15 Nëntor 2024, 08:53
Nga ZH.LL
Anastasia Berezhinskaya
RUSI- Një gjykatë ushtarake në Moskë ka dënuar një grua ruse 43-vjeçare me tetë vjet burgim për publikimin e komenteve anti-luftë online, përfshirë disa që thërrisnin për vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin, raporton agjencia ruse e lajmeve.
Anastasia Berezhinskaya, një regjisore teatri dhe nënë e dy fëmijëve të vegjël, u shpall fajtore për shkeljen e dy ligjeve të censurës në kohë lufte, diskreditimin e ushtrisë ruse dhe përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me të, si dhe justifikimin e terrorizmit.
Sipas projektit të të drejtave të njeriut OVD-Info, më shumë se 1,000 persona janë ndjekur penalisht në Rusi për shprehjen e kundërshtisë ndaj luftës në Ukrainë, ndërsa mbi 20,000 të tjerë janë arrestuar për protestat e tyre.
Në muajin maj të vitit 2022, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Berezhinskaya ka publikuar dhjetëra postime në rrjetet sociale kundër këtij konflikti, duke e akuzuar ushtrinë ruse, Ministrinë e Brendshme dhe vetë Putinin për kryerjen e një “gjenocidi” kundër popullit ukrainas.
Ajo shkroi në një postim të datës 14 maj 2022: “Vriteni këtë idiot Putinin, sa shumë vrasje të civilëve duhet të durojmë?”, duke kërkuar që presidenti rus të “fshihet nga faqja e dheut”.
Pavarësisht mohimit të qeverisë ruse për sulmet ndaj civilëve gjatë “operacionit të saj ushtarak special”, mijëra civilë ukrainas janë viktima të bombardimeve ruse.
Berezhinskaya ka pranuar pjesërisht fajin për shpërndarjen e “dezinformatave” dhe diskreditimin e ushtrisë, por ka mohuar akuzat për justifikimin e terrorizmit.
“Nuk kam çfarë të shtoj, do të pranoj çdo vendim që do të merrni”, tha ajo, në fjalën përfundimtare para gjykatës, raporton Reuters.
vladimir putin anastasia berezhinskaya rusi denim me burg
Bota
15 Nëntor 2024, 08:29
ZH.LL
Përmbytjet në Malaga
SPANJA- Janë lëshuar alarme për mot me stuhi të rënda dhe mijëra njerëz janë evakuua...
Bota
15 Nëntor 2024, 08:09
M.B
Lideri koreanoverior, Kim Jong Un.
AZIA- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar “prodhim masiv” t&eu...
Bota
15 Nëntor 2024, 07:41
ZH.LL
Marine Le Pen
PARIS- Prokurorira i Parisit ka kërkuar një dënim me 5 vjet burg dhe 5 vjet ndalim nga posti publik kundër lideres së...
Bota
15 Nëntor 2024, 07:36
M.B
Andrew Bailey
BRITANI- Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërtojë lidhjet me Bashkimin Evropian nd&eu...
Bota
15 Nëntor 2024, 07:23
ZH.LL
njerezit duke u evakuuar
FILIPINE- Tajfuni Usagi përfshiu fshatrat rurale nga përmbytjet, rrëzoi energjinë dhe zhvendosi mijëra nj...
Bota
14 Nëntor 2024, 22:55
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, t’i sanksionoj&...
Bota
14 Nëntor 2024, 22:38
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Rënia e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga mbidoza e drogës duket se ka vazhduar edhe këtë vit, duke u dh&e...
Bota
14 Nëntor 2024, 22:23
r.ll
kennedy, trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr Departamentin e Shëndet&e...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:56
N.F
Liban
LIBAN- Banka Botërore ka thënë të enjten se lufta e tanishme mes Izraelit dhe Hezbollahut i ka shkaktuar Libanit dëme dhe hu...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:51
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të depërtuar në rrjetet amerikane të ...