15 Nëntor 2024, 08:09
Nga M.B
Lideri koreanoverior, Kim Jong Un.
AZIA- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka urdhëruar “prodhim masiv” të dronëve sulmues, raportoi media shtetërore më 15 nëntor, teksa shqetësimet po rriten lidhur me thellimin e bashkëpunimit mes Phenianit dhe Rusisë. Pheniani fillimisht bëri publik dronët e tij sulmues në gusht, teksa ekspertët thanë se aftësia për të prodhuar armë të tilla mund t’i atribuohet aleancës së Koresë së Veriut me Rusinë. Korja e Veriut ka ratifikuar një pakt të mbrojtjes me Rusinë, teksa po akuzohet se ka dërguar mijëra trupa në Rusi për të mbështetur luftën e Moskës kundër Ukrainës.
Ky fakt ka shtyrë presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, që të paralajmërojë për mundësinë e transferimit nga Rusia te Koreja e Veriut teknologji të ndjeshme ushtarake. Kim një ditë më herët mbikëqyri dizajnimin e dronëve, që mund të shënjestrojnë edhe caqet tokësore dhe detare, e të cilat po prodhohen në kompleksin e Koresë së Veriut për prodhimin e dronëve, tha media shtetërore koreanoveriore, KCNA.
“Ai theksoi nevojën e ndërtimit të një sistemi të prodhimit serik sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të shkohet në prodhim në masë”, raportoi KCNA.
Drontë janë të dizajnuar që të bartin mjete shpërthyese dhe munden që të përplasen edhe me caqet armike dhe kështu të veprojnë edhe si raketa të telekomanduara. Sipas KCNA-së, në testimet e kryera të enjten, dronët goditën “në mënyrë precize” caqet e tyre.
“Drontë vetëvrasës që do të përdoren për rreze të ndryshme veprimi duhet të kryejnë misione për të sulmuar në mënyrë precize çdo objektiv armiku në tokë dhe në det”, tha agjencia.
Kim tha se dronët “janë të lehtë për të përdorur” për të kryer sulme dhe po ashtu kanë kosto relativisht të ulët të prodhimit. Ai tha se Koreja e Veriut “i ka kushtuar rëndësi kohëve të fundit” prodhimit të dronëve dhe integrimit të tyre në strategjinë e përgjithshme ushtarake të shtetit. Ekspertët kishin deklaruar se dronët – imazhet e të cilëve u publikuan në gusht nga Koreja e Veriut – dukeshin të ngjashëm me dronët HAROP, të prodhuara nga Izraeli, dronët Lancet-3 të prodhimit rus dhe dronët HERO 30 të prodhuara nga Izraeli.
Koreja e Veriut mund të ketë marrë teknologji për prodhimin e dronëve nga Rusia, e cila me gjasë i ka marrë nga Irani, teksa vet Teherani akuzohet se e ka vjedhur këtë teknologjinë nga Izraeli. Më 2022, Pheniani dërgoi dronë përtej kufirit dhe ushtria e Seulit nuk arriti t’i rrëzonte, duke thënë se fluturaket ishin shumë të vogla./ REL
korea e veriut
Bota
15 Nëntor 2024, 07:41
ZH.LL
Marine Le Pen
PARIS- Prokurorira i Parisit ka kërkuar një dënim me 5 vjet burg dhe 5 vjet ndalim nga posti publik kundër lideres së...
Bota
15 Nëntor 2024, 07:36
M.B
Andrew Bailey
BRITANI- Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërtojë lidhjet me Bashkimin Evropian nd&eu...
Bota
15 Nëntor 2024, 07:23
ZH.LL
njerezit duke u evakuuar
FILIPINE- Tajfuni Usagi përfshiu fshatrat rurale nga përmbytjet, rrëzoi energjinë dhe zhvendosi mijëra nj...
Bota
14 Nëntor 2024, 22:55
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, t’i sanksionoj&...
Bota
14 Nëntor 2024, 22:38
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Rënia e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga mbidoza e drogës duket se ka vazhduar edhe këtë vit, duke u dh&e...
Bota
14 Nëntor 2024, 22:23
r.ll
kennedy, trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr Departamentin e Shëndet&e...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:56
N.F
Liban
LIBAN- Banka Botërore ka thënë të enjten se lufta e tanishme mes Izraelit dhe Hezbollahut i ka shkaktuar Libanit dëme dhe hu...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:51
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të depërtuar në rrjetet amerikane të ...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:38
N.F
Foto ilustruese
SHKUP- Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut ishte temë diskutimi të enjten nga njoh&eum...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:30
E. D
Ligjvënësit maori
ZELANDA E RE- Ligjvënësit maori organizuan një protestë dramatike në parlamentin e Zelandës ...