15 Nëntor 2024, 07:36
Nga M.B
Andrew Bailey
BRITANI- Britania duhet ta mbështesë tregtinë e lirë dhe të rindërtojë lidhjet me Bashkimin Evropian ndërsa ekonomia globale po fragmentohet, tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey gjatë një fjalimi të enjten. Bailey tha se një angazhim për tregtinë e hapur ishte jetik për të nxitur investimet e dobëta në Britani dhe për të ripërtërirë rritjen e prodhimit, të shoqëruar me zhbllokimin e kapitalit nga bizneset dhe fondet e pensioneve, çka është planifikuar nga Ministrja e Financave Rachel Reeves.
Brexit, largimi i Britanisë nga Bashkimi Evropian në vitin 2020 pas miratimit të referendumit të vitit 2016, kontribuoi në dobësimin e tregtisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe dëmtoi kapacitetet prodhuese të ekonomisë në vend, tha zoti Bailey.
“Si një zyrtar publik, unë nuk mbaj asnjë qëndrim për Brexit-in në vetvete. Kjo është e rëndësishme. Por më duhet të theksoj pasojat”, tha zoti Bailey në fjalimin e tij vjetor në “Mansion House” në Londër drejtuar zyrtarëve të lartë të shërbimeve financiare.
“Kjo nxjerr në pah arsyen se pse duhet të jemi vigjilentë dhe të hapur ndaj mundësive për të rindërtuar marrëdhëniet ndërsa respektojmë vendimin e popullit britanik”.
Ndërsa qeveria e re laburiste ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit në tregun e vetëm të BE-së ose bashkimin doganor, Kryeministri Keir Starmer ka thënë se dëshiron të përmirësojë lidhjet tregtare dhe marrëdhëniet diplomatike me bllokun. Duke folur në takimin e Londrës, Ministrja e Financave Rachel Reeves tha se Britania ka nevojë të "rivendosë" marrëdhëniet e saj me BE-në dhe se ajo gjithashtu priste me padurim që të punonte nga afër me zotin Trump për të forcuar lidhjet tregtare.
Guvernatori Bailey tha se Britania duhet të përqendrohet tek një panoramë më e gjerë për rritjen ekonomike dhe jo vetëm tek ndikimi i largimit nga blloku evropian. Ndërsa zoti Bailey nuk përmendi drejtpërdrejt zgjedhjet amerikane gjatë fjalimit të tij, politikëbërësit në mbarë botën po shqyrtojnë me imtësi se çfarë nënkupton fitorja e zotit Trump lidhur me tarifat e larta ndaj eksporteve drejt Shteteve të Bashkuara. Shefi i bankës qendrore angleze tha se tarifat mund të kenë efekte të gjera për tregtinë globale dhe inflacionin.
“Parashikimi tani është turbulluar nga ndikimi i ndryshimeve gjeopolitike dhe fragmentimi më i gjerë i ekonomisë botërore”, tha Bailey.
“Mes nevojës së rëndësishme për të qenë vigjilent lidhur me kërcënimet ndaj sigurisë ekonomike, le të kujtojmë rëndësinë e hapjes... Ne duhet të bëjmë atë që mundemi për të ruajtur ekonominë e hapur”, tha zoti Bailey. Ai tha se i mbështet planet e qeverisë për të rritur investimet publike./ VOA
britania e madhe
Bota
15 Nëntor 2024, 07:23
ZH.LL
njerezit duke u evakuuar
FILIPINE- Tajfuni Usagi përfshiu fshatrat rurale nga përmbytjet, rrëzoi energjinë dhe zhvendosi mijëra nj...
Bota
14 Nëntor 2024, 22:55
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Gati 90 ligjvënës demokratë i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, t’i sanksionoj&...
Bota
14 Nëntor 2024, 22:38
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Rënia e vdekjeve në Shtetet e Bashkuara nga mbidoza e drogës duket se ka vazhduar edhe këtë vit, duke u dh&e...
Bota
14 Nëntor 2024, 22:23
r.ll
kennedy, trump
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr Departamentin e Shëndet&e...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:56
N.F
Liban
LIBAN- Banka Botërore ka thënë të enjten se lufta e tanishme mes Izraelit dhe Hezbollahut i ka shkaktuar Libanit dëme dhe hu...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:51
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Një hetim federal mbi përpjekjet e qeverisë kineze për të depërtuar në rrjetet amerikane të ...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:38
N.F
Foto ilustruese
SHKUP- Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut ishte temë diskutimi të enjten nga njoh&eum...
Bota
14 Nëntor 2024, 20:30
E. D
Ligjvënësit maori
ZELANDA E RE- Ligjvënësit maori organizuan një protestë dramatike në parlamentin e Zelandës ...
Bota
14 Nëntor 2024, 19:59
E. D
fotot ilustruese
PARIS -Në Paris u zhvilluan protesta kundër një aktiviteti të organizuar nga figurat e së djathtës ekstreme ...
Bota
14 Nëntor 2024, 19:48
N.F
Ca dario
VENECIA- Pas një përpjekjeje të gjatë mësohet se është gjetur një blerës për objektin historik &...