Bota

Samiti i Klimës në Baku/  Kërkohet 1 trilion dollarë për vendet e varfra! Shtetet thellësisht të ndara: Kush duhet të paguajë dhe sa?

Ky fond ka qene në fokus të bisedimeve për Samitin e Klimës. Samiti mund te konsiderohet me sukses nëse shtetet bien dakord për një objektiv të ri për sa duhet të japin çdo vit vendet më të pasura dhe sektori privat për të financuar veprimet klimatike.

14 Nëntor 2024, 14:24 Nga Xhevahir Zhabina
Samiti i Klimës në Baku/  Kërkohet 1 trilion dollarë
COP 29

BAKU- Në bisedimet e OKB-së për klimën në Baku të Azerbajxhanit, ekonomistët u kërkuan vendeve në zhvillim të paktën 1 trilion dollarë në vit deri në vitin 2030 për të luftuar ndryshimet klimatike. Konferenca, tashmë e mbushur me tensione diplomatike, synon të krijojë një objektiv të ri financimi për vendet më të pasura për të mbështetur tranzicionin e gjelbër të vendeve në zhvillim.

Ky fond ka qene në fokus të bisedimeve për Samitin e Klimës. Samiti mund te konsiderohet me sukses nëse shtetet bien dakord për një objektiv të ri për sa duhet të japin çdo vit vendet më të pasura dhe sektori privat për të financuar veprimet klimatike.

“Çdo mungesë në investime para vitit 2030 do të vendosë në një pozitë të vështirë dhe rruga drejt stabilizimit do të na bëhet më e kushtueshme”, thanë ekspertët e klimës.

Megjithëse deri tani konsiderohet e vështirë arritja e një marrëveshje duke pasur parasysh një hezitim midis shumë qeverive perëndimore të gatshme për të kontribuar që nga Marrëveshja e Parisit në 2015 për të dhënë më shumë nëse vendet përfshirë Kinën nuk pranojnë t’u bashkohen atyre.

Vendet janë thellësisht të ndara: kush duhet të paguajë çfarë dhe sa, janë vetëm dy nga shumë pengesat që qëndrojnë në rrugën e arritjes së një marrëveshjeje deri më 22 nëntor.

 

 

baku samiti i klimes vendes e pasura fond 1 trilion dollare

Sondazh

Poll