14 Nëntor 2024, 13:54
Nga M.B
Rafael Grossi
IRAN- Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, i bëri thirrje Iranit dhe partnerëve të tij botërorë që të arrijnë “rezultate konkrete, të prekshme dhe të dukshme” në bisedimet lidhur me programin bërthamor të Teheranit, pasi rikthimi i Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë mund të nënkuptojë se dritarja për diplomaci po mbyllet.
Duke folur për gazetarët në kryeqytetin iranian më 14 nëntor pasi u takua me shefin bërthamor të Iranit, Mohammad Eslami, Grossi tha se po rritet presioni për të lëvizur drejt arritjes së një zgjidhjeje me grupet e mbështetura nga Irani që luftojnë me Izraelin dhe për shkak të Trumpit, që ka qëndrime të ashpra kundër Teheranit, i cili do të marrë detyrën në janar.
“Ne e dimë se është e rëndësishme që të ketë momentum për të arritur tani disa rezultate konkrete, të prekshme dhe të dukshme që do të tregonin se kjo punë e përbashkët është duke e përmirësuar situatën dhe të na largojë nga konflikti dhe lufta”, tha Grossi.
“Fakti që ka tensione ndërkombëtare dhe rajonale tregon se hapësira për negociata dhe diplomaci nuk po rritet, por po zvogëlohet”, tha ai.
Vizita e Grossit në Iran u zhvillua rreth dy muaj para inaugurimit të Trumpit, i cili gjatë mandatit të parë në vitin 2018 tërhoqi shtetin e tij nga marrëveshja bërthamore që Irani arriti me fuqitë botërore më 2015, dhe rivendosi sanksionet ndaj Republikës Islamike. Kjo marrëveshje parashihte frenimin e programit bërthamor të Teheranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve dhe pakti synonte që të parandalonte Iranin nga posedimi i armëve bërthamore. Grossi po ashtu u takua me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araqchi.
Araqchi, që ishte kryenegociatori i Iranit gjatë kohës kur u arrit marrëveshja bërthamore, tha se bisedimet me Grossin ishin “të rëndësishme dhe të drejtpërdrejta”. Ai u zotua se Irani do të vazhdojë të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore për mospërhapje bërthamore “me guxim dhe në mirëbesim”, duke përsëritur qëndrimin e kamotshëm të Teheranit se programi i tij bërthamor është “paqësor”.
Megjithatë, Araqchi shtoi se Irani nuk do të negociojë “nën presion”. Pasi Uashingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore, Irani e zgjeroi programin e tij bërthamor dhe kufizoi inspektimet e Agjencisë të udhëhequr nga Grossi në uzinat bërthamore. Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimin e tyre se Teherani ka shkelur kufizimet e vendosura në marrëveshje sa i përket pasurimit të uraniumit, duke e pasuruar uraniumin deri në 60 për qind. Për armë bërthamore, kërkohet uranium i pasuruar prej 90 për qind./ REL
rafael grossi
Bota
14 Nëntor 2024, 12:59
M.B
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciç, gjatë nën...
Bota
14 Nëntor 2024, 12:30
ZH.LL
Melania dhe Donald Trump
UASHINGTON- Melania Trump ka të ngjarë të mos e quajë Shtëpinë e Bardhë shtëpinë e sa...
Bota
14 Nëntor 2024, 12:19
ZH.LL
Foto ilustruese
UKRAINË- Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 21 nga 59 dronët e lëshuar nga Rusia drejt caqeve në Ukrain...
Bota
14 Nëntor 2024, 12:15
M.B
Familja Kasai ka në pronësi katër banesa në një kompleks banimi në Dubai, sikurse është Studio One (në qendë...
Bota
14 Nëntor 2024, 09:17
ZH.LL
Xi Jinping dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti i Kinës Xi Jinping do të takohen në...
Bota
14 Nëntor 2024, 08:47
ZH.LL
Banorët e Gazës
GAZA- Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se urdhrat e vazhdueshëm të Izraelit...
Bota
14 Nëntor 2024, 07:39
ZH.LL
Foto nga vendngjarja
BRAZIL- Një burrë që dështoi në një përpjekje për të hyrë në Gjykatën e La...
Bota
14 Nëntor 2024, 07:26
ZH.LL
Përmbytjet në Spanjë
SPANJA- Stuhi të forta dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur sërish Spanjën bregdeta...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:56
N.F
Le Pen
FRANCË- Kryetarja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen po përballet me rrezikun që të mos kandidojë n&eu...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:54
E. D
Admirali Rob Bauer
UKRAINË- Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, komentoi armët bërthamore ruse si një pe...