14 Nëntor 2024, 12:15
Nga M.B
Familja Kasai ka në pronësi katër banesa në një kompleks banimi në Dubai, sikurse është Studio One (në qendër të fotografisë).
DUBAI- Një hulumtim nga Radio Evropa e Lirë (REL) ka zbuluar se anëtarët e familjes së një ligjvënësi ukrainas nga partia e presidentit Volodymyr Zelensky, Shërbëtorët e Popullit, ka prona në Dubai në vlerë mbi 1 milion dollarë. Kjo shifër është shumë më e lartë se të hyrat e tij zyrtare. REL-i kishte zbuluar edhe më herët prona të fshehta në Dubai të pjesëtarëve të familjeve të 10 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë ukrainas. Zbulimi më i fundit ka të bëjë me vajzën dhe nipin e Hennaiy Kasait, i cili është anëtar i Komisionit të Mbrojtjes në Parlamentin e Ukrainës.
Këto të dhëna vijnë nga rrjedhja e regjistrave të ndryshme shtetërore në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ato u siguruan dhe u verifikuan nga Skemat, njësiti hulumtues i Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, në bashkëpunim me Projektin për Raportimin e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (OCCRP). Sipas këtyre regjistrave, familja Kasai ka në pronësi katër banesa në kompleksin banesor premium, të cilat i bleu mes viteve 2022 dhe 2023.
Në prill 2022, Polina Kasai, asokohe 22-vjeçare, e bleu një banesë dydhomëshe në kompleksin banesor Dubai Gate 2, për një çmim prej 310.000 dollarësh. Muajin e njëjtë, Oleksandr Kasai, 25 vjeç, e bleu një banesë në kompleksin banesor Studio One, për 202.500 dollarë. Ai i bleu edhe dy prona të tjera, për gati 330.000 dollarë në gusht 2022 dhe për 24.000 dollarë në shkurt 2023. Sipas profilit të saj në një uebsajt për shërbime të pavarura, Polina Kasai i fitonte mes 6 dhe 40 dollarë për projekt si menaxhere e përmbajtjes më 2019. Sipas llogarisë së saj në Facebook, ajo është tani menaxhere e lartë e përmbajtjes për misionin vullnetar mjekësor izraelito-ukrainas, FRIDA Ukraine.
Skemat mësuan nga burime brenda regjistrit të të hyrave të saj personale se gjatë tri vjetëve të fundit, Polina Kasai ka të hyra zyrtare prej 70.000 dollarësh. Polina Kasai e mbylli telefonin kur u pyet për patundshmërinë e saj në Dubai. Ligjvënësi Hennadiy Kasai dhe bashkëshortja e tij, sipas deklarimit të aseteve zyrtare nga ai, në tri vjetët e fundit i fituan 60.000 euro, shumicën e tyre nga paga e tij në Parlament. As nipi i tij, Oleksandr, nuk iu përgjigj kërkesës sonë për burimin e të hollave të tij.
Ai ishte lojtar profesionist i hendbollit, me interesa biznesi në dy kompani ukrainase: 7 për qind aksione në një kompani ukrainase të quajtur MS AVIA-GRADE dhe 10 për qind në një agjenci marketingu që operonte me humbje, të quajtur Borscht. Asnjëra nga këto nuk do të mund të siguronte të ardhura të mjaftueshme për t’ia mundësuar atij blerjen e pronave. Oleksandri gjithashtu kishte interes biznesi në Turqi, ku e kishte në pronësi të përbashkët një kompani të quajtur Vector Avia, e cila kishte marrë një kontratë prej 27 milionë dollarësh nga Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës për uniforma ushtarake.
Sipas Shërbimit të Sigurisë së Shtetit të Ukrainës (SBU), i cili kreu një hetim penal për këtë çështje, veshjet që Vector Avia dërgoi në Ukrainë ishin me cilësi të papërshtatshme dhe i kushtuan Ministrisë trefishin e çmimit të shënuar në deklaratat doganore turke. Organet ligjore lëshuan njoftime për dyshime ndaj dy zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes, duke thënë se ata kishin bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe me kompaninë Vector Avia për të shpërdoruar 27 milionë dollarë fonde publike. Megjithatë, vetëm njëri nga bashkëpronarët e Vector Avia u akuzua dhe ai nuk është nipi i deputetit.
Oleksandr Kasai u largua nga kompania para se të ngriheshin akuzat. Programi Skemat i kërkoi SBU-së të shpjegonte pse, nga dy personat që kishin në bashkëpronësoni komapninë Vector Avia në kohën e marrëveshjes, ata akuzuan vetëm njërin - Roman Pletnev, i cili një shtetas ukrainas gjithashtu. SBU-ja nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje. Pletnev iku nga Ukraina dhe shkoi në Turqi në vitin 2022. Ish-partneri i tij i biznesit dhe nipi i deputetit, Oleksandr Kasai, gjithashtu duket se është larguar nga Ukraina.
Sipas informacioneve që Skemat mori nga burime me qasje në të dhënat nga pikëkalimet kufitare, Oleksandri u largua nga Ukraina në maj të vitit 2023 dhe nuk është kthyer prej atëherë. Me disa përjashtime, burrat ukrainas të moshës 18 deri në 60-vjeçare e kanë të ndaluar të largohen nga Ukraina për shkak të pushtimit të plotë nga Rusia. Në një përgjigje me shkrim për pyetjet e gazetarëve, Hennadiy Kasai tha se vajza dhe nipi i tij janë të rritur, të pavarur financiarisht dhe jetojnë veçmas. Ai nuk mundi të shpjegonte origjinën e 1 milion dollarëve të shpenzuara për pasuri të paluajtshme në Dubai. Kasai gjithashtu mohoi çdo përfshirje në kontratën e prokurimit ushtarak të kompanisë së nipit të tij./ REL
ukraina
Bota
14 Nëntor 2024, 09:17
ZH.LL
Xi Jinping dhe Joe Biden
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti i Kinës Xi Jinping do të takohen në...
Bota
14 Nëntor 2024, 08:47
ZH.LL
Banorët e Gazës
GAZA- Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se urdhrat e vazhdueshëm të Izraelit...
Bota
14 Nëntor 2024, 07:39
ZH.LL
Foto nga vendngjarja
BRAZIL- Një burrë që dështoi në një përpjekje për të hyrë në Gjykatën e La...
Bota
14 Nëntor 2024, 07:26
ZH.LL
Përmbytjet në Spanjë
SPANJA- Stuhi të forta dhe shira të rrëmbyeshëm kanë goditur sërish Spanjën bregdeta...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:56
N.F
Le Pen
FRANCË- Kryetarja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen po përballet me rrezikun që të mos kandidojë n&eu...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:54
E. D
Admirali Rob Bauer
UKRAINË- Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, komentoi armët bërthamore ruse si një pe...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:41
r.ll
marco rubio
SHBA- Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zgjodhi më 13 nëntor senatorin Marco Rubio si kryediplomat t&...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:32
N.F
Jakov Milatoviç
MAL I ZI- Agjencia për Sigurinë Kombëtare (ANB) e Malit të Zi po verifikon informacionet në lidhje me p&eum...
Bota
13 Nëntor 2024, 22:17
N.F
Foto ilustruese
KOSOVË- Rusia përdor metoda të ndryshme për të realizuar dhe ruajtur ndikimin e saj në vendet e Ballkanit Per...
Bota
13 Nëntor 2024, 21:54
r.ll
disa nga figurat e zgjedhura
SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump po i jep formë kabinetit dhe stafit të tij për mandatin e dytë n&...