Bota

Oficeri i NATO-s: Nëse rusët nuk do të kishin armë bërthamore, ne do të hynim në Ukrainë

Këtë herë, ai, duke interpretuar mundësitë që NATO të përfshihet më drejtpërdrejtë në luftën ukrainaso-ruse, tha se arsyeja kryesore për mosndërhyrje më të drejtpërdrejtë janë në fakt armët bërthamore ruse.

13 Nëntor 2024, 22:54 Nga E. D
Oficeri i NATO-s: Nëse rusët nuk do të kishin armë
Admirali Rob Bauer

UKRAINË- Kryetari i komitetit ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer, komentoi armët bërthamore ruse si një pengesë vendimtare. Bauer, si kryetar i komitetit ushtarak të aleancës, është një nga oficerët kryesorë të strukturës së aleancës dhe deklaratat e të cilit shpesh ishin më të ashpra.

Këtë herë, ai, duke interpretuar mundësitë që NATO të përfshihet më drejtpërdrejtë në luftën ukrainaso-ruse, tha se arsyeja kryesore për mosndërhyrje më të drejtpërdrejtë janë në fakt armët bërthamore ruse.

"Afganistani. Kjo nuk është njësoj si të luftosh rusët në Ukrainë. Talibanët nuk kishin armë bërthamore. Rusët kanë. Dhe përsëri, nuk po them se është e pamundur. Ne marrim një rrezik si aleancë dhe është një politikë diskutim (...): për të marrë atë rrezik”, tha Bauer.

admirali rob bauer

Sondazh

Poll