Aktualitet

Emri i zgjedhur nga Trump si drejtues i CIA-s "acaron" mediat serbe, nxjerrin foton e Ratcliffe duke bërë simbolin shqiptar me duar dhe e cilësojnë "Skandal"

Në artikull përmendet se drejtori i ri i CIA-s ka pasur disa takime me politikanë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. 

13 Nëntor 2024, 22:15 Nga r.ll
Emri i zgjedhur nga Trump si drejtues i CIA-s "acaron" mediat serbe,
john ratcliffe

SERBI- Mediat serbe kanë pasur një  reagim të menjëhershëm për emrin që presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka vendosur në krye të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA). 

Për këtë post, Trump ka zgjedhur John Ratcliffe. Ndërkohë "zemërimi" i mediave serbe nuk ka ardhur për formimin e tij, por sepse ekziston një foto e Racliffe, ku ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, që njihet dhe si simbol shqiptar. 

"SKANDAL! Një foto shokuese e shefit të ri të CIA-s ka dalë në dritë! John Ratcliffe tregon Shqiponjën Shqiptare!" është dhe titulli i shkrimit të medias serbe. Në artikull përmendet se drejtori i ri i CIA-s ka pasur disa takime me politikanë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës. 

Emri i zgjedhur nga Trump si drejtues i CIA-s "acaron" mediat serbe,

"Në një fotografi të një periudhe më të hershme, John Ratcliffe ka treguar me duar “Shqiponjën Shqiptare”, simbol i Shqipërisë së Madhe dhe që bën thirrje për shkatërrimin e sovranitetit dhe integritetit të vendeve në Ballkan. Ratcliffe njihet për lidhjet e tij të forta me komunitetin shqiptar në SHBA.

Në vitin 2016, Ratcliffe mori pjesë dhe foli si i ftuar special në "Forumin Ekonomik të Diasporës Shqiptare në të gjithë SHBA" të mbajtur në Nju Jork, organizuar nga Rrjeti Shqiptaro-Amerikan. Në disa takime të tjera shfaqen foto të Ratcliffe me Pandeli Majkon, ish-ministrin e Diasporës së Shqipërisë dhe Fatmir Mediu, ish-ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Me të kanë pasur takime edhe zyrtarë nga shteti i Kosovës, mes të cilëve edhe deputetë të asamblesë së të ashtuquajturës Kosovë. Në mandatin e parë të Presidentit Trump, presidenti i Aleancës për të Ardhmen, i ashtuquajturi i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përshëndetur zgjedhjen e John Ratcliffe në krye të shërbimit inteligjent amerikan.", shkruan media serbe. 

john ratcliffe

Sondazh

Poll