12 Nëntor 2024, 13:11
Nga M.B
Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.
BAKU- Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shteti i të cilit është nikoqir i Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Klimën (COP29), ka thënë të martën se nafta, gazi dhe burimet tjera natyrore janë “dhuratë prej Zotit”.
Teksa ka tentuar të mbrojë vendin e tij kundër atyre që i ka cilësuar “lajme të rreme” dhe “fushatë e koordinuar mirë e sulmeve dhe shpifjeve”, Aliyev ka thënë se kombet nuk duhet të gjykohen për burimet e tyre natyrore dhe mënyrën e përdorimit të tyre.
“Më citoni kur them se kjo është dhuratë prej Zotit, dhe dua ta përsëris këtë sot para audiencës”, u ka thënë ai delegatëve përgjatë konferencës që po mbahet në Baku.
“Nafta, gazi, era, dielli, ari, argjendi, bakri, të gjitha… janë burime natyrore dhe shtetet nuk duhet të fajësohen pse i kanë, dhe nuk duhet të fajësohen për nxjerrjen e këtyre burimeve në treg, sepse tregu ka nevojë për to”.
“Njerëzit kanë nevojë për to”.
Azerbajxhani ka rezerva të naftës ekuivalente me shtatë miliardë fuçi, dhe është një prej vendeve të para në botë që ka nisur të merret me prodhim komercial të naftës. Prej pavarësimit nga Bashkimi Sovjetik më 1991, Azerbajxhani ka prodhuar 1.05 miliard tonë të naftës dhe pritet të rrisë prodhimin e gazit natyror edhe më tepër në dekadën e ardhshme.
Të hyrat prej prodhimit të naftës dhe gazit përbëjnë 35 për qind të ekonomisë shtetërore. Rreth 75 për qind e eksporteve të energjisë prej këtij shteti shkojnë në tregjet evropiane. Më 2022, Komisioni Evropian e ka nënshkruar një marrëveshje me Bakunë për t'i dyfishuar importet e gazit nga ky shtet, me qëllim të uljes së varësisë ndaj gazit rus – marrëveshje që Aliyev e ka përkrahur gjatë fjalimit të tij.
“Nuk ka qenë ide nga ana jonë. Na kanë kërkuar ndihmë, u kemi thënë mirë, do t’i ndihmojnë Evropës në siguri energjetike”.
Aliyev dhe shteti i tij kritikohen vazhdimisht për historikun e respektimit të të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të shumta në fushën e lirisë së shprehjes, dhe disa organizata kanë thënë se përmes organizimit të ngjarjes kryesore për klimën, po mëton të përmirësojë imazhin shtetëror./ REL
azerbajxhan
Bota
12 Nëntor 2024, 13:04
M.B
Senatori Marco Rubio
SHBA- Forcat e armatosura amerikane “ndaluan nazizmin dhe komunizmin” dhe “të këqija të tjera, si spa...
Bota
12 Nëntor 2024, 12:09
ZH.LL
Olaf Scholz
GJERMANI- Partitë më të mëdha politike të Gjermanisë kanë rënë dakord për një kalendar q...
Bota
12 Nëntor 2024, 10:47
M.B
Kaja Kallas
BRUKSEL- Kandidatja për pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të...
Bota
12 Nëntor 2024, 09:44
ZH.LL
Minsitri izraelit i Mbrojtjes
IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz ka theksuar se Izraeli do të vazhdojë të godasë Hezbollahun me ...
Bota
12 Nëntor 2024, 09:20
ZH.LL
Foto ilustruese
GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në orën 00:...
Bota
12 Nëntor 2024, 09:13
M.B
Donald Trump
SHBA- Monedha më e vjetër dhe e njohur digjitale bitcoin u rrit vrullshëm në fillim të javës në bursa ...
Bota
12 Nëntor 2024, 08:58
ZH.LL
Donald Trump
SHBA- Donald Trump është i vendosur të mbajë premtimet e tij elektorale për emigracionin dhe po përgatitet t&eum...
Bota
12 Nëntor 2024, 08:53
ZH.LL
COP 29
BAKU- Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po ...
Bota
12 Nëntor 2024, 08:37
ZH.LL
Mike Waltz
SHBA- Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump ka përzgjedhur kongresmenin nga Florida, Michael Waltz, si Këshilltarin e ardhsh&eu...
Bota
12 Nëntor 2024, 08:44
M.B
Donald Trump dhe Marco Rubio
SHBA- Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, pritet të emërojë senatorin e Floridas, Marco Rubio si sekr...