Bota

VIDEO/ Joe Biden humb ekuilibrin gjatë shëtitjes në Delaware, Jill e mban për krahu

Por siç shihet në video Biden humb vazhdimisht ekuilibrin ndërsa përpiqej të ecte nëpër rërë. 

11 Nëntor 2024, 20:17 Nga E. D
VIDEO/ Joe Biden humb ekuilibrin gjatë shëtitjes në Delaware,
Joe Biden

SHBA- Joe Biden ka zgjedhur që të dielën ta kalonte në plazh, në një zonë me rërë në Delaware së bashku me bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë, Jill. Por siç shihet në video Biden humb vazhdimisht ekuilibrin ndërsa përpiqej të ecte nëpër rërë. 

Biden teksa ecte në rërë me gruan e tij, ai për pak sa nuk rrëzohet, ndërsa Zonja e Parë e kapi për një moment presidentin nga krahu. 

Në një moment, presidenti u përpoq të rriste ritmin e tij të të ecurit, ndërsa gazetarët që filmuan momentin e pyetën se për çfarë do të flisnin ai dhe Trump kur presidenti i zgjedhur ta vizitojë atë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Gjithashtu momente të tilla të Joe Biden kanë ngritu shqetësime si fizike dhe mendore gjatë kohës kur ai kishte vendosur të kandidonte përsëri për presidentë. 

joe biden jill biden

Sondazh

Poll