Bota

3.6 mld euro/ Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin për vitin 2025

Qeveria e Kosovës ka miratuar më 30 tetor projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, i cili arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh.

11 Nëntor 2024, 19:06 Nga I.A
3.6 mld euro/ Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin për
Albin Kurti

KOSOVË- Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2025. Për këtë projektligj votuan 59 deputetë të maxhorancës, ndërsa nuk morën pjesë deputetët e partive opozitare.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet, Armend Muja, ka propozuar që të shmangen afatet e rregulloreve të legjislativit për shqyrtimin e projektligjit për buxhetin 2025. Ai ka propozuar që shqyrtimi i dytë të bëhet në seancën e Kuvendit të Kosovës më 21 nëntor. Megjithatë, kjo ka nxitur pakënaqësi tek partitë opozitare.

Qeveria e Kosovës ka miratuar më 30 tetor projektbuxhetin për vitin e ardhshëm, i cili arrin vlerën prej 3.6 miliardë eurosh. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën e së hënës se kjo shifër përbën një rritje prej 9 për qind krahasuar me buxhetin e vitit paraprak.

Buxheti i vitit 2025 parasheh 930 milionë euro për investime kapitale, ndërsa 916.5 milionë euro pritet të shkojnë për paga, duke përfshirë një rritje prej 55 euro për çdo punonjës të sektorit publik nga janari, ndërsa 110 euro nga korriku. Gjithashtu, rreth 105 milionë euro shkojnë për ilaçe dhe materiale shëndetësore.

albin kurti

Sondazh

Poll