Bota

Kontrollet kufitare në Holandë fillojnë më 9 dhjetor, do zgjasin 6 muaj, kanë si qëllim "goditjen" e emigracionit

Kontrollet në kufijtë e vendit, të cilët janë të gjithë me vendet e tjera të Shengenit do të zgjasin për gjashtë muaj si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj emigracionit të propozuar nga koalicioni qeverisës i ekstremit të djathtë të udhëhequr nga partia nacionaliste PVV anti-muslimane e Geert Wilders.

11 Nëntor 2024, 17:45 Nga N.F
Kontrollet kufitare në Holandë fillojnë më 9 dhjetor, do
Foto ilustruese

HOLANDË- Holanda do të nisë kontrolle në kufijtë e saj tokësorë nga 9 dhjetori. Lajmin e konfirmoi sot një zëdhënëse e ministrit të emigracionit, Marzolein Faber, duke konfirmuar një raport të agjencisë holandeze të lajmeve ANP.

Kontrollet në kufijtë e vendit, të cilët janë të gjithë me vendet e tjera të Shengenit do të zgjasin për gjashtë muaj si pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj emigracionit të propozuar nga koalicioni qeverisës i ekstremit të djathtë të udhëhequr nga partia nacionaliste PVV anti-muslimane e Geert Wilders. Holanda po ndjek një vendim të ngjashëm me atë të marrë nga Gjermania fqinje.

holande emigracion

Sondazh

Poll