Bota

31-vjeçarja amerikane gjendet e vdekur brenda një valixhe në lum, autori i dyshuar vihet në pranga në Hungari, kishte kërkuar në internet se si të asgjesonte një trup (VIDEO)

Viktima ishte nga Portland i SHBA-së dhe u gjet e vrarë në një valixhe në një lumë. Mësohet se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është një 37-vjeçar nga Irlanda. Ai akuzohet për vrasjen e Mackenzie pasi ata kishin dalë së bashku në një klub në Budapest.

11 Nëntor 2024, 16:08 Nga N.F
31-vjeçarja amerikane gjendet e vdekur brenda një valixhe në
Viktima

HUNGARI- Udhëtimi i saj në Hungari përfundoi në një fund tragjik për 31-vjeçaren, Mackenzie Michalski. Viktima ishte nga Portland i SHBA-së dhe u gjet e vrarë në një valixhe në një lumë. Mësohet se autori i kësaj ngjarjeje të rëndë është një 37-vjeçar nga Irlanda. Ai akuzohet për vrasjen e Mackenzie pasi ata kishin dalë së bashku në një klub në Budapest.

I dyshuari akuzohet se ka pastruar apartamentin që kishte marrë me qira në Budapest pas vrasjes, duke e futur trupin e Michalskit në një valixhe dhe më pas ka udhëtuar 150 km për ta hedhur në liqenin Balaton.

Policia që hetonte rastin ndërsa shtoi se 37-vjeçari kishte kërkuar në internet se si të asgjësohej një trup, kompetenca e policisë hungareze, procedurat e ndjekura në Hungari për personat e zhdukur dhe madje edhe nëse derrat e egër hanë njerëz të ngordhur.Me arrestimin e tij më 7 nëntor, 37-vjeçari pretendoi se vrasja e 31-vjeçarit ishte një aksident. 37-vjeçari u identifikua pasi një kamera sigurie e kishte regjistruar atë me Michalski në një klub nate në Budapest.

“Nuk kishte asnjë arsye që kjo të ndodhte, Hungaria ishte një vend gëzimi për Mackenzie”, tha babai i 31-vjeçarit, i cili udhëtoi për në Hungari pas vrasjes së fëmijës së tij.

vrasje ne budapest

Sondazh

Poll