Bota

Masat mbështetëse për të prekurit nga përmbytjet në Valencia, Sanchez njofton paketën e re me vlerë 3.8 miliardë euro

Mësohet se kjo paketë do të ketë vlerë gati 3.8 miliardë euro. Qeveria njoftoi javën e kaluar një plan të ndihmës së parë prej 10.6 miliardë eurosh pas katastrofës që vrau të paktën 220 njerëz.

11 Nëntor 2024, 15:58 Nga N.F
Masat mbështetëse për të prekurit nga përmbytjet
Valencia

SPANJË- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot miratimin e një pakete të re prej 110 masash për të mbështetur të prekurit nga përmbytjet vdekjeprurëse të 29 tetorit në rajonin e Valencias. Mësohet se kjo paketë do të ketë vlerë gati 3.8 miliardë euro. Qeveria njoftoi javën e kaluar një plan të ndihmës së parë prej 10.6 miliardë eurosh pas katastrofës që vrau të paktën 220 njerëz.

“Qeveria është e pranishme dhe do të jetë e pranishme me të gjitha mjetet e nevojshme dhe për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të rivendosur normalitetin në zonat e prekura nga kjo fatkeqësi natyrore”, premtoi kreu i Qeveria socialiste në një konferencë për shtyp.

Sanchez tha sot se masat mbështetëse do të shtrihen në një numër më të madh njerëzish dhe pronash dhe se fermerët do të marrin gjithashtu ndihma të reja prej 200 milionë eurosh. Sanchez i krahasoi këto masa me ndërhyrjen e qeverisë për të mbështetur ekonominë gjatë pandemisë Covid-19.

Paketa e ndihmës së parë e shpallur javën e kaluar përfshinte mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme, profesionistët e pavarur dhe familjet që kanë përjetuar vdekje, paaftësi për punë dhe të cilëve u është dëmtuar shtëpia ose prona. U njoftuan gjithashtu ulje taksash, një moratorium tre-mujor mbi pagesat e hipotekave dhe kredive dhe shpenzimet e qeverisë qendrore për projektet masive të pastrimit me të cilat përballen këshillat vendore.

permbytjet ne spanje pedro sanchez

Sondazh

Poll