Bota

Akuza për përhapjen e dezinformatave/ Elon Musk në shënjestër të aktivistëve: Si Musk theu Twitter-in dhe ndihmoi në zgjedhjen e Trump (VIDEO)

Gjithashtu grupi e quajti pronarin e SpaceX një teoricien konspirative të së djathtës ekstreme, i cili pati sukses të përdorte pasurinë e tij të pamasë për të lëkundur zgjedhjet në favor të një krimineli të dënuar. 

9 Nëntor 2024, 14:25 Nga E. D

Akuza për përhapjen e dezinformatave/ Elon Musk në

SHBA- Elon Musk është vënë në shënjestër të aktivistëve Led By Donkeys, të cilët e kanë akuzuar atë për përhapjen e dezinformatave gjatë zgjedhjeve presidenciale. Aktivistët projektuan një video në murin e selisë evropiane të Tesla-s në Amsterdam me titull: "Si Musk theu Twitter-in dhe ndihmoi në zgjedhjen e Trump".

Gjithashtu grupi e quajti pronarin e SpaceX një teoricien konspirative të së djathtës ekstreme, i cili pati sukses të përdorte pasurinë e tij të pamasë për të lëkundur zgjedhjet në favor të një krimineli të dënuar. Videoja kalon përmes një afati kohor të rasteve gjatë vitit 2024, në të cilat Musk ndau dezinformata dhe teori konspirative në X dhe se si ai përdori pronësinë e tij të platformës për të promovuar postimet e tij.

"Musk ka postuar më shumë se 3,000 herë në X në muajin e fundit, duke përfshirë dhjetëra pretendime të pabaza në lidhje me zgjedhjet të cilat janë parë qindra miliona herë. Përveç vetë Donald Trump, Musk tani është përhapësi më i madh i dezinformatave zgjedhore," thotë ai.

elon musk

Sondazh

Poll