Bota

Tradhtoi grupin kriminal/ Momenti kur vritet në aeroport biznesmeni i kriptomonedhave (VIDEO)

Një person i armatosur hapi zjarr ndaj biznesmenit pasi doli nga një makinë e zezë e parkuar jashtë Terminalit 2 të aeroportit, i cili përdoret kryesisht për fluturimet e brendshme.

9 Nëntor 2024, 11:47 Nga E. D
Tradhtoi grupin kriminal/ Momenti kur vritet në aeroport biznesmeni i
pamje nga ekzekutimi

BRAZIL- Biznesmen brazilian, Antonio Vinicius Gritzbach, u ekzekutua në aeroportin ndërkombëtar të Sao Paulos në Guaruljo, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën. Një person i armatosur hapi zjarr ndaj biznesmenit pasi doli nga një makinë e zezë e parkuar jashtë Terminalit 2 të aeroportit, i cili përdoret kryesisht për fluturimet e brendshme.

Antonio Vinicius Gritzbach kishte marrë kërcënime për jetën e tij nga banda kriminale braziliane e njohur si PCC. Biznesmeni i kriptomonedhave ishte akuzuar për pastrim parash të grupit kriminal PCC dhe së fundmi kishte hyrë në një marrëveshje me prokurorët për të dhënë informacione rreth organizatës kriminale, sipas policisë. Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur viktima qëllohet për vdekje jashtë aeroportit.  

PCC, e krijuar në gusht 1993, është bërë banda kriminale më e rrezikshme e Brazilit, duke pushtuar tregjet e drogës, rrugët e kontrabandës, lagjet e varfra dhe burgjet në të gjithë Brazilin, përfshirë qoshet e largëta të Amazonës. Vitet e fundit, grupi ka rritur lidhjet e tij ndërkombëtare, duke krijuar aleanca fitimprurëse me partnerë të tillë si prodhuesit bolivianë të kokainës dhe mafiozët italianë.

antonio vinicius gritzbach

Sondazh

Poll