Bota

Osmani takohet me Rutte, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë

Osmani u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Budapest, ku u mbajt samiti i Komunitetit Politik Europian.

9 Nëntor 2024, 13:43 Nga E. D
Osmani takohet me Rutte, diskutojnë për situatën e sigurisë
Mark Rutte dhe Vjosa Osmani

HUNGARI- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë.

Osmani u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte në Budapest, ku u mbajt samiti i Komunitetit Politik Europian. Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkruan se ata diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tonë”, ka shkruar Osmani.

Osmani takohet me Rutte, diskutojnë për situatën e sigurisë

mark rutte vjosa osmani

Sondazh

Poll