Bota

VIDEO/ Shpërthejnë protestat kundër Vuçiç e Vuçeviç në Serbi: I keni duart me gjak

Siç shihet edhe në foto pjesëmarrësit e protestës, të udhëhequr nga organizatorët kanë lyer urën me ngjyrë të kuqe, duke lënë gjurmë të duarve të përgjakura. 

8 Nëntor 2024, 22:27 Nga E. D
VIDEO/ Shpërthejnë protestat kundër Vuçiç e
pamje nga vendngjarja

SERBI- Qytetarët dhe aktivistët serbë kanë protestuar sërish ditën e sotme pas vdekjes së 14 personave nga shembja e strehës së betonit të Stacionit Hekurudhor në këtë qytet më 1 nëntor. Ata i bëjnë thirrje qeverisë për përgjegjësi dhe kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Novi Sadit, Milan Gjuriç, dhe kryeministrit të Serbisë, Milos Vuçeviç. Siç shihet edhe në foto pjesëmarrësit e protestës, të udhëhequr nga organizatorët kanë lyer urën me ngjyrë të kuqe, duke lënë gjurmë të duarve të përgjakura. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nova.rs portal (@nova.rs_portal)

Me ngjyrë të kuqe, ata kanë shkruar mbi urë mesazhe kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiç Disa nga mesazhet janë: “pushteti absolut, përgjegjësi absolute”, “vitet e heshtjes përfundojnë me një minutë heshtje” si dhe “duart e tua janë të përgjakura”. Stacioni Hekurudhor në Novi Sad u hap solemnisht në muajin korrik të vitit 2024, pas një rindërtimi trevjeçar. Shkaqet e shembjes së tendës prej betoni të Stacionit Hekurudhor në Novi Sad ende nuk dihen.

Deri më 5 nëntor, Prokuroria e Lartë në Novi Sad ka marrë në pyetje 48 persona, përfshirë ish-ministrin e ndërtimit, drejtorin e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Novi Sad, përgjegjësit në “Hekurudhat e Serbisë” dhe “Infrastrukturën e Hekurudhave të Serbisë”, si dhe përgjegjësit për ekzekutimin e punimeve për shkak të aksidentit të 1 nëntorit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Radio 021 (@radio_021)

Pas aksidentit, në Novi Sad dhe Beograd janë zhvilluar disa protesta nga aktivistët, opozita dhe një pjesë e qytetarëve, të cilët i kanë bërë thirrje qeverisë për përgjegjësi. Gjatë protestës së 5 nëntorit në Novi Sad ndodhën incidente kur grupe burrash, kryesisht me maska dhe kapuçë, hodhën mjete piroteknike, gurë dhe sende të tjera drejt ndërtesës së Komunës, ndërsa policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës. Gjithashtu për shkak të trazirave para ndërtesës së Komunës së Novi Sadit më 5 nëntor, u arrestuan 14 persona.

 

proteste ne serbi

Sondazh

Poll