Art&Argëtim

Luajti në filmin ‘Kapedani’, ndahet nga jeta aktorja Eva Pëllumbi, pengu që kishte: S’më kanë vlerësuar, më hiqnin

24 Dhjetor 2019, 19:04 Nga DOSJA
Luajti në filmin ‘Kapedani’, ndahet nga jeta aktorja Eva

TIRANË– Aktorja e njohur shqiptare Eva Pëllumbi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Për publikuan shqiptar ajo është e njohur për rolet në filmat shqiptarë ‘Vajza me kordele të kuqe’, ‘Ëndërr për karrige’ apo edhe ‘Kapedani’.

Përveç filmave, aktorja ka punuar  për 17 vite në Teatrin e Kukullave ku ka luajtur rolin e Çufos nga vepra e Gaqo Bushakës si dhe Pinokun.

Në një intervistë për mediat vitin e shkuar, Eva Pëllumbi tregoi fillimet e karrierës së saj, dhe sesi kishin arritur që t’i hiqnin edhe autorsinë nga filmat.

Vlash Dobroniku është i pari regjisor, që më ka vënë emrin në filmat e tij. Mua në ato vite nuk më kanë vlerësuar, nuk më shënonin emrin në filmat multiplikativë, ku unë bëja zërin e personazheve. Ato vite dhe ai që priste kartonin e kishte emrin në filmat multiplikativ ndërsa unë jo. Kjo më rëndonte shumë. Nuk donin. Ishte një mentalitet i kohës,”-thoshte Pëllumbi.

Pas viteve ’90, aktorja Eva Pëllumbi u largua nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz eva pëllumbi vdes aktorja eva pëllumbi eva pëllumbi vdes aktorja eva pëllumbi

Sondazh

Poll