Art&Argëtim

Ed Sheeran shkëputet nga muzika: Do marr një pushim për të udhëtuar…do të kythehem kur të kem jetuar më shumë

24 Dhjetor 2019, 14:22 Nga DOSJA
Ed Sheeran shkëputet nga muzika: Do marr një pushim për të

SHBA- Ed Sheeran është një nga këngëtarët më të mirë, i njohur në të gjithë botën për muzikën e bukur që ai krijon.

Këngëtari ka dhënë një lajm të keq për të gjitha fansat.  Ditë e sotme në Instagramin e tij, ai ka postuar një  foto ku shkruhet se do të marrë një pushim dhe se do të shkëputet nga muzika, pasi që prej vitit 2017 ka punuar pa ndalim.

Ky është pushimi i dytë që ai merr, hera e fundit ishte në vitin 2016.

“Përshëndetje të gjithëve. Do të bëj një pushim tjetër. Kam punuar pa u ndalur që nga viti 2017 dhe tani thjesht do të marr një pushim për të udhëtuar, shkruar dhe lexuar. Do të qëndroj larg mediave sociale deri sa të jetë koha për t’u kthyer. Familja dhe shoqëria ime, do të shihemi kur të shihemi dhe fansat e mi, faleminderit që jeni gjithmonë të mrekullueshëm. Premtoj se do të kthehem me muzikë të re kur të jetë koha e duhur dhe të kem jetuar më shumë që të kem çfarë të shkruaj!

Shumë dashuri”, ka shkruar këngëtari në postimin e tij.

Shpresojm që këngëtari të ktheht shpejt dhe me hite të reja.

M.P/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz ed sheeran ed sheeran shkëputet nga muzika ed sheeran ed sheeran shkëputet nga muzika

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Dhjetor 2019, 11:40

Shumë bujë, shumë fjalë dhe dhjetëra versione të komentuara në prapaskenën e Festivalit të 58-të të RTSH-së në Pallatin e Kongreseve për fitoren e premtuar apo ...