Art&Argëtim

Në pritje të djalit, Elisa Spiropali flet për shtatzaninë: Shumë gra punojnë, Finlanda na kopjon ne

24 Dhjetor 2019, 16:32 Nga DOSJA
Në pritje të djalit, Elisa Spiropali flet për shtatzaninë:

Ministrja Elisa Spiropali dhe deputeti Ervin Bushati ishin dy emrat të cilët u miratuan në Kryesinë e PS ditën e sotme, për të qenë bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Tiranë.

Për të folur për këtë çështje, Spiropali ishte sot e ftuar në studion e Abc News. Mes të tjerash ministrja foli edhte për shtatzëninë e saj, ku theksoi se më i vështirë është muaji i fundit.

Po ashtu Spiropali u ndal edhe tek roli i gruas në qeverinë e majtë, teksa shtoi se Finlanda i ka kopjuar sa i përket numrit të grave në qeveri.

Pjesë nga biseda në studio:

Endri Xhafo: Ju jeni edhe në pritje të ëmbël dhe unë ju uroj…

Elisa Spiropali: E ëmbël kjo pritje është gjatë gjithë muajve përveç muajit të fundit, do e përballoj këtë.

Endri Xhafo: Edhe kolegia juaj Olta Xhacka kaloi një periudhë. Nuk dua të ngjajë cinike pyetja…

Elisa Spiropali: Nuk besoj se ka ndonjë kundërshtim apo pozicion të ngarkuar midis të qenurit nënë dhe të një personi aktiv, shumë gra e bëjnë këtë. Shumë gra në botë edhe pse janë nëna punojnë, madje e bëjnë më mirë se burrat. Finlanda na kopjon ne për numrin e grave në qeveri. Ne e kemi bërë më herët na e kanë kopjuar./abcnews.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elisa spiropali elisa spiropali shtatzane elisa spiropali elisa spiropali shtatzane

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Dhjetor 2019, 11:40

Shumë bujë, shumë fjalë dhe dhjetëra versione të komentuara në prapaskenën e Festivalit të 58-të të RTSH-së në Pallatin e Kongreseve për fitoren e premtuar apo ...