Aktualitet

Dosja "Metamorfoza"/ Akuzohen për kryerjen e disa krimeve të rënda, Gjykata e Posaçme kalon për gjykim 7 persona

Çështja do të kalojë për gjykm themeli për një sërë akuzash të rënda që referuar veprimeve hetimore të Spak dhe bisedave në Sky Ecc të pandehurit bashkëvepronin për krime të rënda të zbardhura nga drejtësia.

8 Nëntor 2024, 10:37 Nga r.ll
Dosja "Metamorfoza"/ Akuzohen për kryerjen e disa krimeve të
gjkko

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim shtatë persona të pandehur për dosjen "Metamorfoza".  Në listën e të pandehurve janë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish-drejtori i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish-drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita. Gjatë shqyrtimit paraprak të tre kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar, vendim për të cilin gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.

Gjithashtu është dërguar për gjykim dosja për Behar Brajoviqin, Edmond Prekën, Astmer Bilalin dhe Ardrit Hasanbegajn. Çështja do të kalojë për gjykm themeli për një sërë akuzash të rënda që referuar veprimeve hetimore të Spak dhe bisedave në Sky Ecc të pandehurit bashkëvepronin për krime të rënda të zbardhura nga drejtësia.

Ish-drejtuesi i Operacionales Oltion Bitri akuzohet për “ “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ish-prokurori akuzohet për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Ndërsa, Pëllumb Gjoka akuzohet për “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”,  dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

dosja metamorfoza gjkko

Sondazh

Poll