Aktualitet

FOTOLAJM/ Të rrethuar nga forcat e sigurisë, momenti kur emigrantët zbresin nga anija italiane në Shëngjin

Tetë emigrantët janë vendosur në qendrën pritëse të Shëngjinit, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.

8 Nëntor 2024, 09:26 Nga r.ll
FOTOLAJM/ Të rrethuar nga forcat e sigurisë, momenti kur
emigrantet

SHËNGJIN- Janë publikuar pamjet nga momenti kur 8 emigrantët e kapur në brigjet italiane zbresin nga anija "Libra" në Shëngjin. 

Tetë emigrantët janë vendosur në qendrën pritëse të Shëngjinit, ku do t’iu nënshtrohen procedurave të verifikimit dhe kontrollit shëndetësor dhe më pas do të transferohen në kampin e Gjadrit.

Fillimisht ishte planifikuar që të ishin nëntë persona ata që do të silleshin drejt kampit të Gjadrit, por personi i nëntë, i cili ishte me origjinë nga Bangladeshi, u gjykua se ishte shumë i moshuar dhe me shëndet të dobët. 

Anija u nis ditën e mërkure nga brigjet e Lampeduses, ndërsa kjo është dërgesa e dytë me emigrantë të kapur në brigjet italiane. 

anija libra me emigrante ne shengjin

Sondazh

Poll