Art&Argëtim

“O njeri i pështirë, turp, të paska paguar shoqja Vera, dhe vetëm 2 pikë”/ Rrjeti kundër Mikaela Mingës, në mbështe

24 Dhjetor 2019, 11:01 Nga DOSJA
“O njeri i pështirë, turp, të paska paguar shoqja Vera, dhe

Tiranë- Festivali i 58 i Këngës në RTSH ka ngjallur shumë polemika. Së fundmi në rrjet ka pasur shumë komente dhe reagime edhe ndaj Mikaela Mingës, anëtarës së jurisë së festivalit.

Në rrjetin social Facebook, komentues të ndryshëm kanë kritikuar Mingën pse i dha vetëm dy pikë këngëtares Elvana Gjata. Nuk mungojnë edhe akuzat e festivali ka qenë i shitur apo se qëllimisht Minga i ka dhënë pas pikë Elvana Gjatës. Madje e akuzojnë se është paguar nga Vera Grabocka që të jepte sa më pak pikë për këngëtaren.

Komentet në rrjet

Pas fitores së këtij festivali, Arilena Ara u shpreh se ndihet shumë e lumtur për çmimin dhe theksoi se ka shumë respekt për Elvana Gjatën. Nuk mungoi edhe një reagim i Alekta Vejsiut, e cila ishte edhe një nga organizatorët e këtij festivali. Në një status në Instastory, Vejsiu publikoi peticionin, ku kërkohet që çmimi i madh t’i jepet Elvana Gjatës dhe që të jetë pikërisht ajo që të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Kështu ajo pranoi hapur se  se ka patur manipulime në ndarjen e çmimeve.

Dy ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë. Kjo ndarje ka hapur shumë polemika.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata festivali i 58-të i rtsh mikaela minga elvana gjata festivali i 58-të i rtsh mikaela minga

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 24 Dhjetor 2019, 09:05

Historia e kremtimit të Krishtlindjes

TIRANË- Kur njerëzit varin nëpër shtëpi yje të ndriҁuar dhe figura ëngjëjsh nëpër dritare dhe Santa Claus-ët (siҁ i thonë në botën anglofone) apo Nikolaus-...