Art&Argëtim

Rebelet nuk i ndan asgjë, grupi i famshëm mblidhet për një projekt të ri: Përgjithmonë (Foto)

24 Dhjetor 2019, 11:35 Nga DOSJA
Rebelet nuk i ndan asgjë, grupi i famshëm mblidhet për një

TIRANË- “Rebelde”, grupi që fiksoi adoleshentët nga e gjithë bota në vitin 2008, janë ritakuar së bashku. Anëtarët e kësaj bande kanë publikuar të njëjtë foton ku shihen të bashkuar kokë më kokë, ndërsa krahas fotos shkruhet: Përgjithmonë.

Mesa duket grupi i famshëm i studentëve është bërë sërish bashkë për të sjellë në treg diçka të re.

Kujtojmë që shumë të rinjë aso kohe  i pëlqenin shumë dhe nisën të gjenin  në këtë telenovelë idhullin e tyre.

Ashtu sikurse jetonin aktorët kryesorë të ‘Rebeld, Roberta, Diego, Migel, Mia, Lupita dhe Xhonavi në konviktin e kolegjit të tyre, shumë  adoleshentë shqiptarë  në atë kohë ëndërronin jetën në  konvikt duke menduar se edhe në jetën reale është kaq bukur.

Disa prej aktorëve që kemi njohur në atë telenovelë, sot nuk janë në muzikë siç na e kanë treguar edhe në film, për shkak se kanë gjetur veten në fusha të tjera.

 

Sigurisht që thellë-thellë tek ta ekziston pasioni për muzikën, prandaj dhe grupi i famshëm janë bashkuar sërish për të punuar për diçka të re.

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rebele telenovela spanjolle rebele telenovela spanjolle

Sondazh

Poll