Bota

Humbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kamala Harris: Falenderoj presidentin Biden, drita e SHBA do jetë gjithmonë e shëndritshme

Gjithashtu Harris tha se rezultati i zgjedhjeve nuk është ai që donin dhe për të cilin luftuan. 

6 Nëntor 2024, 22:30 Nga I.A
Humbi zgjedhjet presidenciale në SHBA, Kamala Harris: Falenderoj
Kamala Harris

SHBA- Kamala Harris ka reaguar për herë të parë pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale kundrejt Donald Trump. Harris gjatë fjalimit saj falenderoi presidentin Biden. Gjithashtu Harris tha se rezultati i zgjedhjeve nuk është ai që donin dhe për të cilin luftuan. 

“Zemra ime është plot sot, plot mirënjohje për besimin që më keni dhënë, plot dashuri për vendin tonë dhe plot vendosmëri. Rezultati i këtyre zgjedhjeve nuk është ai që donim, nuk është ai për të cilin luftuam, jo ​​ai për të cilin votuam. Por më dëgjoni kur them: Drita e premtimit të Amerikës do të digjet gjithmonë e ndritshme,” tha Harris.

kamala harris

Sondazh

Poll