Bota

Humbi zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris telefonon Donald Trump, e uron për fitoren

Siç raportohet Harris ka diskutuar me Trump rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanë. 

6 Nëntor 2024, 19:52 Nga E. D
Humbi zgjedhjet presidenciale, Kamala Harris telefonon Donald Trump, e uron
kamala harris dhe donald trump

SHBA- Kandidatja demokrate Kamala Harris ka pranuar zyrtarisht humbjen në zgjedhjet e vitit 2024, duke telefonuar Presidentin e zgjedhur Donald Trump, duke e uruar për fitoren. Siç raportohet Harris ka diskutuar me Trump rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanë. 

“E thirri Presidentin e zgjedhur Trump për ta uruar për fitoren e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Ajo diskutoi rëndësinë e një transferimi paqësor të pushtetit dhe të qenit president për të gjithë amerikanët,” tha një zyrtar. 

Harris kaloi mëngjesin dhe pasditen duke punuar në fjalimin e saj që pritet të mbahet rreth orës 21:00.

kamala harris

Sondazh

Poll