Bota

Trump u zgjodh president i SHBA/ Biden e telefonon: Urime për fitoren, të ftoj në Shtëpinë e Bardhë

Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti po planifikon gjithashtu t'i drejtohet kombit të enjten.

6 Nëntor 2024, 21:02 Nga E. D
Trump u zgjodh president i SHBA/ Biden e telefonon: Urime për fitoren,
Donald Trump dhe Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden foli sot me Presidentin e zgjedhur Donald Trump për ta uruar atë për fitoren e tij dhe e ftoi atë në Shtëpinë e Bardhë. Zyrtari i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti po planifikon gjithashtu t'i drejtohet kombit të enjten. Po ashtu presidenti Biden shprehu angazhimin e tij për të siguruar një tranzicion të qetë dhe theksoi rëndësinë e punës për të bashkuar vendin.

“Presidenti Biden shprehu angazhimin e tij për të siguruar një tranzicion të qetë dhe theksoi rëndësinë e punës për të bashkuar vendin. Ai ftoi gjithashtu Presidentin e zgjedhur Trump që të takohej me të në Shtëpinë e Bardhë. Stafi do të koordinojë një datë specifike në të ardhmen e afërt. Biden foli gjithashtu me nënpresidenten Kamala Harris dhe përgëzoi Zëvendës Presidentin për fushatën e saj historike", tha zyrtari.

zgjedhejt ne shba joe biden donald trump

Sondazh

Poll