Aktualitet

E rëndë në Mirditë/ 56-vjeçarit i bie një dru në kokë, humb jetën rrugës për në spital

Mësohet se një 56-vjeçar ka humbur jetën teksa po priste dru. Sipas njoftimit të policisë viktima dyshohet se ka qenë duke prerë dru kur aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë.

6 Nëntor 2024, 14:29 Nga N.F
E rëndë në Mirditë/ 56-vjeçarit i bie një dru
Foto ilustruese

MIRDITË- Një ngjarje tragjike është regjistruar ditën e sotme në Mirditë. Mësohet se një 56-vjeçar ka humbur jetën teksa po priste dru. Sipas njoftimit të policisë viktima dyshohet se ka qenë duke prerë dru kur aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë.

Për shkak të dëmtimeve, 56-vjeçari me inicialet M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital. Më tej policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 në fshatin Gjakëz.

“Rreth orës 13:00, shtetasi M. Gj. 56 vjeç, banues në fshatin Domgjon, dyshohet se ka qenë duke prerë dru në fshatin Gjakëz dhe aksidentalisht i ka rënë një dru në kokë. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi M. Gj. ka humbur jetën gjatë transportimit në spital”, informoi sot policia. 

humb jeten nje person ne mirdite

Sondazh

Poll