Aktualitet

Vodhi portofolin e një 59-vjeçareje, arrestohet "skifteri' shqiptar në Gjermani

Ngjarja ka ndodhur në një kafene në stacionin kryesor të trenit të Dyseldorfit. 52-vjeçari vëzhguar gruan 59-vjeçare dhe më pas në një moment i ka marrë çantën në të cilën kishte porofolin.

6 Nëntor 2024, 14:20 Nga N.F
Vodhi portofolin e një 59-vjeçareje, arrestohet "skifteri'
Foto ilustruese

GJERMANI- Një 52-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet gjermane. Mësohet se arrestimi i shqiptarit ka ardhur pasi ai vodhi një portofol. Ngjarja ka ndodhur në një kafene në stacionin kryesor të trenit të Dyseldorfit. 52-vjeçari vëzhguar gruan 59-vjeçare dhe më pas në një moment i ka marrë çantën në të cilën kishte porofolin.

Mësohet se në portofol 59-vjeçarja kishte 167 euro. Hetuesit civilë nga Policia Federale kanë mundur të vëzhgojnë ngjarjen dhe kanë arrestuar autorin menjëherë në stacionin e metrosë. Çanta dhe paratë iu kthyen gruas ndërsa ndaj 52-vjeçarit ka nisur procedimi penal. I arrestuari rezulton i njohur në polici për krime të ngjashme.

arresrohet shqiptari ne gjermani vjedhje

Sondazh

Poll