Bota

Siguroi 277 vota të Kolegjit Elektoral, Donald Trump shpallet presidenti i 47-të SHBA-ve

Ai ka garuar kundër demokrates, Kamala Harris, aktualisht nënpresidente amerikane, në zgjedhjet 5 nëntorit.

6 Nëntor 2024, 11:48 Nga M.B
Siguroi 277 vota të Kolegjit Elektoral, Donald Trump shpallet presidenti i
Donald Trump

SHBA- Kandidati republikan Donald Trump është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. Trump ka garuar kundër demokrates, zv.presidentes aktuale, Kamala Harris, në zgjedhjet 5 nëntorit 2024.

Trump, ish-president, ka fituar në shumicën e atyre që njihen si shtete të papërcaktuara, duke siguruar 277 vota të Kolegjit Elektoral. Një kandidat duhet të fitojë të paktën 270 vota për t'u shpallur fitues. Fitorja e tij është konfirmuar pasi ka triumfuar në katër shtete të papërcaktuara: Pensilvani, Uiskonsin, Karolinë të Veriut dhe Xhorxhia.

Më parë, Trump u është drejtuar mbështetësve nga Florida dhe është zotuar se do të punojë për ta "shëruar" SHBA-në. Në fjalimin e tij para mbështetësve republikanë, Trump ka risjellë në vëmendje luftën ndaj emigracionit. Trump tha se do të rikthejnë potencialin në vend, por sipas tij për ta bërë këtë duhet të mbyllë kufinjtë. Ai tha se duan që njerëzit të vijnë në vendin e tyre, por në mënyrë të ligjshme.

“Do ta kthejmë vendin tonë në një vend të veçantë. Do ta bëjmë këtë vend të jashtëzakonshëm. Është vendi më i madh në botë. Do të punojmë për të kthyer këtë potencial, duhet të mbyllim kufijtë. Duam që njerëzit të kthehen në këtë vend, por duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme”, tha ai.

Trump falenderoi familjen e tij, ndërsa iu referua bashkëshortes së tij, Melani, si "Zonja e Parë" e SHBA-ve. Ai u shpreh se gjatë muajve të fushatës çdo person nga familja ka bërë punë të jashtëzakonshëm. 

“Dua të falenderoj gruan time të bukur, Melania, Zonjën e Parë. Që ka librin nr.1 best seller në vend, ka bërë një punë të jashtëzakonshme, punon shumë fort të ndihmojë njerëz. Falenderoj familjen, fëmijët tanë të jashtëzakonshëm. Falenderoj babain që na mungon, mamanë e Melanias, ishte një grua e jashtëzakonshme", u shpreh Trump.

 

donal trump

Sondazh

Poll