Bota

"Punë të mbarë president", Meloni uron Trump për fitoren: Lidhjet strategjike jam e sigurt se tani do t'i forcojmë edhe më shumë!

Më tej Meloni thekson se Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra” ndërsa shton se ata janë të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike.l

6 Nëntor 2024, 10:40 Nga N.F
"Punë të mbarë president", Meloni uron Trump për
Trump dhe Meloni

SHBA- Pas reagimeve të shumta në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve në SHBA, ka ardhur edhe reagimi i kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni. Përmes një postimi në "X" Meloni ka uruar presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

Më tej Meloni thekson se Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra” ndërsa shton se ata janë të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike. Kryeministrja italiane më tej shkruan se kjo lidhje strategjike është e sigurt që do ta forcohet edhe më shumë.


"Në emrin tim dhe të qeverisë italiane, urimet më të sinqerta për Presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Italia dhe Shtetet e Bashkuara janë kombe “motra”, të lidhura nga një aleancë e palëkundur, vlera të përbashkëta dhe një miqësi historike. Është një lidhje strategjike, të cilën jam e sigurt se tani do ta forcojmë edhe më shumë. Punë të mbarë President," shkruan Meloni.

melo trump zgjedhjet ne shba 5 nentor 2024

Sondazh

Poll