Bota

FOTO/ Para pasqyrës dhe duke u fotografuar nga fëmijët, ja imazhi i Trump duke lexuar fjalimin e tij të fitores para ngjitjes në skenë

Në imazhin paraqitet Trump duke lexuar fjalimin e tij të fitores përpara se të niset për t’iu drejtuar mbështetësve në skenë në Palm Beach, në Florida.

6 Nëntor 2024, 10:08 Nga M.B
FOTO/ Para pasqyrës dhe duke u fotografuar nga fëmijët, ja imazhi
Donald Trump

SHBA- Një foto e kandidatit republikan Donald Trump po bën xhiron e rrjetit. Në imazhin paraqitet Trump duke lexuar fjalimin e tij të fitores përpara se të niset për t’iu drejtuar mbështetësve në skenë në Palm Beach, në Florida.

Ndërkohë, fotoja u postua në rrjetet sociale nga djali i Trump, Eric, pak para se babai i tij të dilte në skenë për të falënderuar popullin amerikan për rizgjedhjen e tij.

Në fjalimin e tij para mbështetësve republikanë, Donald Trump ka risjellë në vëmendje luftën ndaj emigracionit. Trump tha se do të rikthejnë potencialin në vend, por sipas tij për ta bërë këtë duhet të mbyllë kufinjtë. Ai tha se duan që njerëzit të vijnë në vendin e tyre, por në mënyrë të ligjshme.

“Do ta kthejmë vendin tonë në një vend të veçantë. Do ta bëjmë këtë vend të jashtëzakonshëm. Është vendi më i madh në botë. Do të punojmë për të kthyer këtë potencial, duhet të mbyllim kufijtë. Duam që njerëzit të kthehen në këtë vend, por duhet të vijnë në mënyrë të ligjshme”, tha ai.

donald trump

Sondazh

Poll