Bota

Starmer mesazh urimi Trump: Marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut

Starmer është shprehur se mezi pret të punojë me Trump në vitet në vijim. 

6 Nëntor 2024, 09:54 Nga r.ll
Starmer mesazh urimi Trump: Marrëdhënia speciale MB-SHBA do të
keir starmer

BRITANI- Kryeministri i Britanisë së Madhe, Keir Starmer është bërë lideri botëror i radhës që ka uruar Donald Trump për atë që ai e quan një fitore historike zgjedhore. Starmer është shprehur se mezi pret të punojë me Trump në vitet në vijim. 

“Mezi pres të punoj me ju në vitet në vijim”, thotë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar. Ai thotë se marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë për vitet e ardhshme. 

“Si aleatët më të afërt, ne qëndrojmë krah për krah në mbrojtje të vlerave tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe sipërmarrjes. Nga rritja dhe siguria te inovacioni dhe teknologjia, e di se marrëdhënia speciale MB-SHBA do të vazhdojë të përparojë në të dy anët e Atlantikut për vitet në vijim.”, ka thënë ai. 

keir starmer donald trump

Sondazh

Poll