6 Nëntor 2024, 09:17
Nga r.ll
donald trump
SHBA- Kandidati republikan Donald Trump teksa mbante fjalimin e tij të fitores në Florida tha se do të bëjë gjithçka për të ndaluar luftërat aktuale.
Menjëherë pas përfundimit të fjalimit, Trump ka marrë urime nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu. Ai shkruan se kthimi historik i Trump në Shtëpinë e Bardhë do të jetë ofrojë një fillim të ri për Amerikën.
“Të dashur Donald dhe Melania Trump, Urime për rikthimin më të madh në histori! Kthimi juaj historik në Shtëpinë e Bardhë ofron një fillim të ri për Amerikën dhe një riangazhim të fuqishëm ndaj aleancës së madhe midis Izraelit dhe Amerikës. Kjo është një fitore e madhe!", shkruan Netanyahu.

Edhe Volodymyr Zelensky ka shprehur urimet e tij për fitoren e Trump, ndërsa thekson se vlerëson angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale.
“Urime, Donald Trump, për fitoren e tij mbresëlënëse në zgjedhje! Më kujtohet takimi ynë i mrekullueshëm në shtator, kur diskutuam në detaje Ukrainë-SHBA. Partneriteti strategjik, Plani i Fitores dhe mënyrat për t’i dhënë fund agresionit rus kundër Ukrainës. Unë e vlerësoj angazhimin e Presidentit Trump për qasjen “paqe përmes forcës” në çështjet globale. Ky është pikërisht parimi që mund të afrojë paqen e drejtë në Ukrainë. Unë shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku.
Presim me padurim një epokë të një Amerike të fortë nën udhëheqjen vendimtare të Presidentit Trump dhe mbështetjen e vazhdueshme dypartiake për Ukrainën në Shtetet e Bashkuara. Ne jemi të interesuar të zhvillojmë bashkëpunim politik dhe ekonomik reciprokisht të dobishëm, nga i cili do të përfitojnë të dy vendet tona. Ukraina, si një nga fuqitë më të forta ushtarake të Evropës, është e përkushtuar për të garantuar paqen dhe sigurinë afatgjatë në Evropë dhe në komunitetin transatlantik me mbështetjen e aleatëve tanë. Mezi pres të përgëzoj personalisht Presidentin Trump dhe të diskutoj mënyrat për të forcuar partneritetin strategjik të Ukrainës me Shtetet e Bashkuara,” shkruan Zelensky në “X”.
volodymyr zelenskyy benjamin netanyahu
Bota
6 Nëntor 2024, 09:13
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane...
Bota
6 Nëntor 2024, 09:13
M.B
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris do të fitojë projeksionet e Connecticut, sipas CNN. Sipas m...
Bota
6 Nëntor 2024, 09:06
M.B
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Kndidatja demokrate Kamala Harris raportohet se ka fituar në Minesota. Mësohet se zëvendëspre...
Bota
6 Nëntor 2024, 08:55
r.ll
vucic, trump
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhje, ndonëse ende nuk ës...
Bota
6 Nëntor 2024, 08:55
M.B
Donald Trump dhe Viktor Orban
SHBA- Pas rezultateve të shpallura deri më tani nga zgjedhjet presidenciale në SHBA, ku kandidati republi...
Bota
6 Nëntor 2024, 08:34
N.F
Phil Scott
SHBA- Guvernatori republikan i Vermontit, Phil Scott, u tha gazetarëve se ai hodhi votën e tij për zëvendëspresidenten,...
Bota
6 Nëntor 2024, 08:52
r.ll
donald trump
SHBA- Donald Trump në fjalimin e tij në Florida, e shpalli veten si fitues, ndonëse numërimi nuk ka përfunduar ende ...
Bota
6 Nëntor 2024, 08:48
r.ll
donald trump
SHBA- Në fjalimin e tij para mbështetësve republikanë, Donald Trump ka risjellë në vëmendje luftën nda...
Bota
6 Nëntor 2024, 08:46
M.B
Robert F. Kennedy Jr.
SHBA- Ish-kandidati presidencial Robert F. Kennedy Jr. i është bashkuar festës së Donald Trump. Raportohet s...
Bota
6 Nëntor 2024, 08:43
r.ll
vance
SHBA- Donald Trump në fjalimin e tij në Florida e prezantoi JD Vance si zëvendëspresidentin e tij. Vance u ngjit në sken&eum...