Bota

Rezultatet në zgjedhje/ Osmani uron Trump dhe Vance: Pres me padurim të punoj me Administratën e re! Zoti e bekoftë Amerikën

Osmani vlerëson marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe nënvizon se mezi pret të punojë me administratën e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

6 Nëntor 2024, 09:13 Nga r.ll
Rezultatet në zgjedhje/ Osmani uron Trump dhe Vance: Pres me padurim
vjosa osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,  ka uruar Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale amerikane. Përmes një postimi në “X”, Osmani vlerëson marrëdhëniet SHBA-Kosovë dhe nënvizon se mezi pret të punojë me administratën e re për të thelluar marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, shpreh urimet tona të përzemërta për Donald Trump dhe James David Vance për zgjedhjen e tyre si President dhe Zëvendës President të Shteteve të Bashkuara. SHBA-ja mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i pazëvendësueshëm i Kosovës. Pres me padurim të punoj me Administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë të veçantë dhe aleancën strategjike. Zoti e bekoftë Amerikën, liderin e botës së lirë!”, shkruan Osmani në “X”.

vjosa osmani

Sondazh

Poll